Sikurse ishte njoftuar, ka nisur në orën 10:00 protesta e demokratëve para Kuvendin, ndërsa ky i fundit pritet të kalojë sot ligjin për aministrinë.
Qindra protetsues këtë herë kanë zgjedhur të mbajnë parrulla jo vetëm kryeministrit, por edhe kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. Ndërkohë, në radhët e deputetëve që kanë hyrë në Kuvend është parë edhe Meta, edhe pse ky i fundit kishte lajmëruar për një vizitë zyrtare sot në Kuvend.
Seanca e Kuvendit pritet të jetë e qetë dhe e shkurtër, ndërkohë që Policia këtë herë ka përgjysmuar masat duke hedhur në terren vetëm 400 forca në ruajtje të sigurisë. Burime pranë PD bëjnë me dije se këtë herë nuk do të ketë përdorim të vezëve dhe miellit, dhe se do të jetë një protestë paqësore. Me protestën e sotme, PD mbyll kështu protestat për vitin 2015, ndërsa i fundit sot pritet të flasë para turmës Lulzim Basha.
VIJON…









