Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet mbi territorin në të gjithë vendin. Operacionet e policisë në vend dhe masat e përforcuara kanë së paku dy objektiva madhorë: Zhdukja e fenomenit të kultivimit të kanabisit dhe sigurimi i sezonit veror.
Uniformat blu kanë hartuar plan të posaçëm operacional me masa shtesë.
Por, ky plan ka edhe një sërë objektivash të tjerë të rëndësishëm me interes afatgjatë siç janë siguria rrugore, lufta ndaj trafiqeve apo kapja e personave me rrezikshmëri shkruan JavaNews. Në këtë kuadër uniformat blu kanë rritur kontrollet në shkallë vendi.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 50 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 21 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 7 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.
14 persona në flagrancë për Vjedhje, Dhunë në familje, Armëmbajtje pa leje
Janë kapur 6 persona në kërkim.
1 person per vepren penale”Shperdorim detyre”.
1 persona për veprën penale “Plagosje”.
Janë sekuestruar rreth 271 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 4 armë zjarri, 44 fishekë, 2 predha plumbi si dhe 48 kg tritol.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 160 persona.
Antikanabisi:
Vijon operacioni masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri, toka e deti.
Rikontroll në sera, magazina, ish depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota.
Kontroll edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës shkruan JavaNews.
Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Gjatë një inspektimi pranë grupeve të kontrollit në grykëderdhjen e Shkumbinit, si dhe në Malësinë e Krujës Çako rikujtoi objektivin për zhdukjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit. “Kemi marrë një premtim ndaj objektivave të Qeverisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të bërë Zero mundësisht këtë fenomen”, ka thënë ai.
Rikthim në Dukagjin:
Policia ka nisur Operacion nga ajri, deti e toka prej datës 30.06.2017. Uniformat bu u rikthyen edhe në Dukagjin, një prej zonave më ‘të nxehta’ të kultivimit ku vitet e shkuara janë asgjësuar mbi 100 mijë bimë kanabisi shkruan Java News.
Në operacion forcat Renea, FNSH, Policitë Vendore, Policia Kufitare e Delta Forcë.
Forcat Renea asgjësuanë në një terren me rrezikshmëri të lartë në Dukagjin, 920 bimë Cannabis Sattiva.
Bimët u evidentuan nga patrullimi nga ajri i Policisë së Shkodrës.
Bimët të kultivuara në Luginën e Qershisë në Shosh -Dukagjin./JavaNews/a.m.