• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia në Dukagjin, 15 orë në kërkim të parcelave me drogë (VIDEO)

by A R
13/07/2017 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 15 orë ka zgjatur operacioni antikanabis i forcave të policisë së Shkodrës në bashkëpunim me efektivët e forcave të ndërhyrjes së shpejtë në njësinë administrative të Pultit në fshatin Plan në zonën e Dukagjinit, një nga më problematiket në kultivimin e lëndës narkotike në vend gjatë viteve të fundit.

Report tv ka ndjekur hap pas hapi këtë operacion që nga kontrolli e deri të asgjësimi i plotë i bimëve narkotike. Rreth 100 forca policie në bashkëpunim me forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë nisur një aksion të gjerë në zonën e Dukagjinit, një nga zonat më problematike të kultivimit të cannabis sattivës.

Efektivët e policisë pas ecjes për më shumë se 4 orë me automjet dhe 2 orë me këmbë, pranë zonës së Shalës kanë gjetur parcelat e para, ndërsa më pas është bërë edhe asgjësimi i tyre. Mesa duket këtë vit forcat e policisë janë të vendosur për të asgjësuar të gjithë sasinë e kanabisit në një nga zonat më problematike në vend.

Aksioni i efektivëve të policisë së Shkodrës ka ardhur pas monitirimit nga ajri Guardia di Finanza.

Ndërsa më pas fotografitë e bëra nga ajri së bashku me hartën dhe koordinatat e nevojshme janë dërguar në policinë e Shkodrës e cila ka nisur një nga operacionet më të mëdha për vitin 2017 në zonën e Dukagjinit.

Saimir Rrustemi, zv/Shef i Komisariatit të Shkodrës u shpreh se për operacionin e shkatrrimit të parcelave narkotike kanë marrë pjesë rreth 100 forca policie dhe se vështirësitë ishin të pakufij dhe se vendosshmëria e policisë është e palimituar. Në një terren të thyer malor, me shpatë malesh efektivët e policisë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ecur për orë të tëra ndërsa terreni ka qenë mjaft i vështirë.

Ndryshe nga vitet e tjera ku parcelat e kanabisit kanë qenë të shumta në këtë zonë, gjatë operacionit të policisë u evidentua fakti që ka rënë ndjeshëm numri i parcelave dhe kultivimit të lëndës narkotike. Gjatë operacionit efektivët e policisë asgjësuan 12 parcela me cannabis sativa dhe shkatërruan 1785 bimë narkotike. “Këtë vit policia e Shkodrës e ka filluar luftën kundër kultivimit të kësaj bime shumë herët dhe nuk do të lëmë cm të këtij tërritori pa kontrolluar”, u shpreh Rrustemi, zv/shef i komisariatit të Shkodrës.

Sipas Rrustemit pas asgjësimit të lëndës narkotike, policia ka identifikuar dhe autorët e kultivimit ndërsa do të bëjë shpalljen në kërkim t ëtyre e më pas arrestimin. Lufta e policisë gjatë këtij viti mesa duket ka ulur ndjeshëm numrin e rrënjëve të kultivuara ndërsa paralajmërohet se hetim pa asnjë kompromis ndaj këtij fenomeni. /b.d

Next Post
Në fundjavë shpëtojmë nga i nxehti përvëlues, ja zonat ku do ketë reshje

Në fundjavë shpëtojmë nga i nxehti përvëlues, ja zonat ku do ketë reshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

Rrëfehet Gjokutaj: Ika si avokat i Ilir Metës se ai më donte “full time” në punë!

January 15, 2026
Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

Vrasja në Angli, ambasada publikon foton e shqiptarit në kërkim

January 15, 2026
Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë pranë shokëve në hall dhe…

Ndërron jetë papritur diplomati dhe biznesmeni nga Tirana, miku i tij: Ishe gjithmonë pranë shokëve në hall dhe…

January 15, 2026
Rrëfimi i të mbijetuarve, dosja e Reçakut, krimi që ende pret drejtësi

Rrëfimi i të mbijetuarve, dosja e Reçakut, krimi që ende pret drejtësi

January 15, 2026
Tjetër tragjedi në Mineapolis, autoritetet qëllojnë për vdekje emigrantin nga Venezuela

Tjetër tragjedi në Mineapolis, autoritetet qëllojnë për vdekje emigrantin nga Venezuela

January 15, 2026
“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

“Shkundja” e Serbisë, spiunët e Putinit hodhën efektet zanore te protestuesit

January 15, 2026
Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

Rithemelim dhe (Rihetim)/ Indrit Hoxha: 27 Foltoret e Berishës, kanë kushtuar 3-4 mijë euro. I ka SPAK të gjitha faturat

January 15, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Ndalimi i vizave të emigracionit nga SHBA burimin e ka në Tiranë

January 15, 2026
“Arktiku në qendër të vëmendjes”/ Trupat evropiane mbërrijnë në Groenlandë

“Arktiku në qendër të vëmendjes”/ Trupat evropiane mbërrijnë në Groenlandë

January 15, 2026
Tirana, në prag përballjeje/ Bejko: Tabaku dhe Alimehmeti, figura që votuesit duan në krye të PD

“Presioni ndaj Berishës është rritur”, Bejko: Premtoi shumë, por i zhgënjeu! Salianji, ‘heroi’ i PD pas burgut

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In