• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia ndalon në Vlorë ish-dhëndrin e Pal Kolës, shkodrani u kap dy orë pas sulmit në TCH

by A R
28/03/2023 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej të ndaluarve në qytetin e Vlorës, gjatë aksionit për kapjen e autorëve të sulmit me armë ndaj televizionit Top Channel, është ish-dhëndri i viktimës Pal Kola.

Dy personat u ndaluan gjatë kontrollit të efektivëve “Shqiponja” rreth orës 03:00 pas mesnate, pasi dhanë dëshmi kontradiktore. Një prej tyre është Roberto Papçi nga qyteti i Shkodrës.

Roberto Papçi, është ish-dhëndri i Pal Kolës nga Bicaj i Pukës dhe se dy vite më parë është divorcuar nga vajza e njeriut që mbeti viktimë në parkimin e televizionit “Top-Channel”.

Sipas burimeve të policisë, çifti ka pasur konflikte për ndarjen dhe kujdestarinë e fëmijëve, por deri në këtë fazë të hetimit kjo mbetet vetëm si pistë për t’u hetuar më tej.

Ende nuk ka një qartësim të plotë nga ana e policisë, nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj rojes Pal Kola apo ndaj televizionit “Top-Channel”.

Fakti që Pal Kola, është qëlluar në ambjentet e parkimit të televizionit, ngre dyshime se ai mund të ketë qënë objekt i këtij sulmi.

Por nga ana tjetër, dëmtimi i fasadës së xhamit, ngre njëherësh dyshime se objektiv i sulmit mund të ketë qenë pikërisht Top-Channel.

Roberto Papçi është ndaluar në Vlorë së bashku me një shokun e tij nga qyteti i Shkodrës.

Raportohet se ndalimi i tyre është kryer vetëm për verifikim, por në orët e drekës policia kriminale ka urdhëruar transferimin e Roberto Papçit dhe shokut të tij në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Para oficerëve të policisë, Papçi ka dhënë dëshmi të shkurtër, duke treguar se ka shkuar në Vlorë për qef.

Ndërkohë të dyve personave u është bërë testi i faktorëve plotësues, me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rrobat e tyre. Deri tani rezultati i kësaj analize nuk ka dalë, ndërsa atyre u janë sekuestruar edhe katër telefona që pritet të analizohen.

/a.r

Next Post
Netanjahu “ngrin” reformën në drejtësi: Nuk mund të kemi luftë civile

Netanjahu “ngrin” reformën në drejtësi: Nuk mund të kemi luftë civile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdhën në jetë minutat e para të 2026-ës, zv.ministrja Tomini u dorëzon prindërve “Bonusin e bebes”

Erdhën në jetë minutat e para të 2026-ës, zv.ministrja Tomini u dorëzon prindërve “Bonusin e bebes”

January 1, 2026
FOTOLAJM/ Çelja e fushatës, mungojnë flamujt dhe posterat me logon e PS! Në shesh vetëm flamuri i Shqipërisë dhe BE

Shqipëria 2025, më pranë BE. Çelen të gjithë kapitujt në negociatat e anëtarësimit

January 1, 2026
Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Dëshmitarët: Zjarri nisi nga fishekzjarret e vendosura te shampanja, kamarieret…

Zvicër, tragjedia në resortin e skive/ Dëshmitarët: Zjarri nisi nga fishekzjarret e vendosura te shampanja, kamarieret…

January 1, 2026
Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

January 1, 2026
Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve

Zjarri rrafshon kullën e kishës dy shekullore në Amsterdam! Shkak dyshohet hedhja e fishekzjarreve

January 1, 2026
Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

Paralizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Elbasan! Trafik i rënduar në ditën e parë të vitit

January 1, 2026
Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

Nga zgjedhjet e 11 majit dhe fitorja e PS me 83 mandate te protestat e Berishës/ Ngjarjet kryesore që dominuan skenën politike në 2025

January 1, 2026
Zotin e zëvendëson vetëm një qenie, nëna!

2026! Në këtë vend ndryshon gjithçka që të mbetemi njësoj!

January 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e premte 2 janar 2026

January 1, 2026
Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

Aksidenti që ‘përgjaku’ nisjen e Vitit të Ri/ Mes viktimave, instrumentisti Klejdi Myftari

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com