• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve “fluturues”/ Pezullohen 57 patenta, ndëshkohen me gjobë 2482 të tjerë

by Java News
04/07/2021 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet ku ka ndëshkuar një numër të madh shoferësh të papërgjegjshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga kontrollet e kryera nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë në akset rrugore nacionale dhe në qendrat urbane, si rezultat i përdorimit të radarëve, dragerave dhe kamerave janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, që drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo nën ndikimin e alkoolit, që shkelnin semaforin apo përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që nuk vendosnin rripin e sigurimit dhe kryenin manovra apo parakalime të rrezikshme në rrugë.

Janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 57 leje drejtimi, nga të cilat:

38 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 74 km/orë në qendrat urbane në Kamëz e deri në 180 km /orë, 20-vjeçari F.SH., i cili u konstatua nga radari në rrugën interurbane Tiranë- Durrës, në aksin Maminas-Durrës.

19 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur në masë deri në 0.62 mg/l konstatuar në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi A.LL, kryente manovra të rrezikshme në rrugë dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një godine.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2482 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht:

• 412 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 324 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 746 masa për shpejtësi mbi normat e lejura, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, 178 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 711 masa për parakalime të gabuara dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Aktualisht ka filluar kthimi i pushuesve nga zonat bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës dhe për këtë shkak në të gjitha akset rrugore ka fluks të shtuar, por të rrjedhshëm dhe pa ndërprerje.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve , të respektojnë rregullat, mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në radhë në akset ku trafiku është i rrjedhshëm por i ngadaltë, të mos qarkullojnë me shpejtësi e mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri./m.j

Next Post
Formacioni më i mirë i çerekfinaleve të “Euro 2020”, Shaqiri krah yjeve të Italisë dhe Anglisë

Formacioni më i mirë i çerekfinaleve të "Euro 2020", Shaqiri krah yjeve të Italisë dhe Anglisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

A do të lejohet SHBA të përdorë bazën e Kuçovës për të sulmuar Iranin? Përgjigjet ministri Nufi

April 10, 2026
Ministrja Kumbaro: Nuk synojmë të joshim më turistët e lirë, por të bëjmë turizëm cilësor

Programe pas mësimit, Kumbaro: Dyfishojmë pagën e orëve shtesë për mësuesit

April 10, 2026
Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

Ibrahimaj: Nuk e ndalim dot luftën, por mund të ndërhyjmë nëse shtrenjtohen edhe produktet e tjera

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In