• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia mbledh gëzhoja, apo prova?

by Artur Ajazi
22/10/2025 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

E di gjithë lagja, fshati apo dhe qyteti, se kush mban armë, se kush ka rekorde kriminale, se kush zihet me dyqanxhiun, me gjitonin, apo me atë që i bllokon parkimin pa dashje dhe e kërcënon me jetë, dhe nuk e di policia ? E di gjithë dynjaja, kush shet hashash në lagje, në rrugicat e qytetit, në shkolla dhe lolale, dhe nuk e di policia ?

Të gjithë e dinë, kush ka grupazh dhe bën vjedhje apo grabitje, dhe nuk e di policia ? Sepse kështu mund të mendosh, kur ndodh një vrasje (ë cila po ndodh shpesh kohët e fundit), dhe policia shkon në vendin e ngjarjes, dhe mbledh më tepër gëzhojat se provat. Kjo besohet kur policia e merr vesh e fundit se “viktima apo autori vrasjes, paskësh mbajtur armë me vehte apo në makinë”. Këto manovra dhe profka, bëheshin dikur, në kohën e Sali Berishës, nga një polici, e cila ishte kokë e këmbë e lidhur me grupimet kriminale. Por nuk mund ta pranoj për policinë e sotme, kur kanë efektivë të shkolluar, të sprovuar, të pergatitur, me pajisje dhe logjistikën e duhur për të parandaluar çdo lloj krimi.

Çfarë e pengon të bëjnë detyrën ?  Kjo gjë ha debat, dhe kërkon diskutime të gjata. Eshtë e vërtetë që, vitet dhe muajt e fundit, janë evidentuar, hetuar, arrestuar dhe dënuar dhjetra efektivë nga Policia e Shtetit, si të lidhur ngushtë me krimin dhe afera të pista. Sot kemi policë, shefa policie dhe drejtues policie, të cilët kanë rezultuar të lidhur me rrjetin e krimit të organizuar, duke vënë pasuri të madhe duke shfrytëzuar uniformën, postin dhe vendin e punës. Fenomeni i molepsjes së uniformave blu me krimin, mbetet i përhapur sot në Policinë e Shtetit, pasi kanë rezultuar drejtues të lartë, si të lidhur prej vitesh me eksponentë të krimit të organizuar dhe jo vetëm. Vetëm 1 në 10 vrasje, rezulton se është parandaluar nga Policia e Shtetit.

Unoformat blu, gjenden në vendin e krimit gjithmonë kur “dasma ka mbaruar”, kur viktima është shtrirë në tokë, dhe autori ka ikur “në drejtimin e paditur”. Nuk e di, si dhe pse vitet e fundit, ka hyrë në fjalorin e Policisë Shtetit togfjalëshi “autori iku në drejtimin e paditur”. Si ka mundësi të shprehet policia kështu për kriminelin, kur ajo ndërkohë ka patur gjithë kohën e mjaftueshme të parandalojë aktin kriminal ? E thashë edhe pak më lart. Kur e di gjithë  qyteti, apo  dhe fshati, se kush mban armë, si nuk e ditka policia ? Ka ardhur koha të shkundet “9 ballë”, gjithë struktura policore. Ka ardhur koha të flaken dhe penalizohen të gjithë ata police dhe drejtues policie, që ditën mbajnë veshur uniformën, dhe natën darkojnë me kriminelët, të cilët u japin rroga të majme atyre për të mos i prekur.

Pothuajse çdo ditë ka ngjarje kriminale, ka aksidente, ka vrasje dhe plagosje. Diku 1, diku 2 të vrarë, diku plagosje, diku grabitje, diku dhunë dhe diku presione ndaj qytetarit, zyrtarit, gazetarit, fshatarit. Ku po vemi ? Ata që sapo mbarojnë  Shkollën e Policisë, dalin me formim të mire nga auditoret, dhe ‘”infektohen” sapo zbresin në terren, sapo emërohen në detyra dhe komisariate policie. Kjo pasi, janë “lubitë e vjetër”, ata që u thonë “mos u ngatërro me X, mos u ngatërro me Y, sepse të zë belaja”. Ndaj dhe çalon puna në terren e uniformave blu, ndaj dhe qytetarët me të drejtë shprehen se “policia vjen gjithmonë pasi është bërë krimi, dhe ka ikur në drejtimin e paditur autori krimit”. Deri kur kështu, zullumi po trashet…………….

Next Post
Babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur, nuk është parë nga gushti i vitit 2022

Babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur, nuk është parë nga gushti i vitit 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Kali i Saliut, tagjia e Edit

March 25, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

March 25, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Sekretet” e takimit Nano-Millosheviç në Kretë, Paskal Milo flet për 90 minutat që askush nuk i përmend

March 25, 2026
Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

Bota mban frymën! Irani refuzon planin me 15 pika, SHBA-të gati të zbarkojnë trupat në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In