Policia e Maqedonisë mëngjesin e sotëm nisi një aksion të madh anti-terrorizëm në disa qytete për arrestimin e personave për të cilët supozohet se janë anëtarë të SHI-së.
“Aksioni i madh policor i MPB-së është për arrestimin e personave për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake në Siri dhe në rajone të tjera ku ka konflikte luftarake, si dhe të personave të cilët kanë rekrutuar shtetas të Maqedonisë për të marrë pjesë në luftimet në Siri”, konfirmoi zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski.
Aksioni, i cili është në fazën përfundimtare, po zhvillohet në disa qytete. Bastisje janë bërë në Shkup, Strugë, Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar.









