• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia Kriminale, Çuçi: Drejtori të posaçme për narkotikët, krimin e organizuar dhe krimet e rënda

by A R
11/01/2023 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë prezantimit të arritjeve për vitin 2022 dhe objektivave për vitin 2023, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u ndal tek një ndër reformat më të rëndësishme sipas tij në Policinë e Shtetit, që ka të bëjë me Policinë Kriminale. Çuçi tha se kjo reformë tashmë është jetësuar dhe se përveç lehtësimit të kësaj strukture nga krime të konsideruar si më të lehta, Policia Kriminale do të ketë tashmë drejtori të veçanta që do të merren me narkotikët, me krimet e organizuara dhe krimet e rënda.

“2022 ka qenë një vit i mbushur me sfida dhe pjesa kryesore që ka mbuluar Ministria e Brendshme në 2022 lidhet me funksionimin e Policisë së Shtetit, që është pjesa më e madhe e punës së kësaj ministrie. Mendoj që kem i bërë një hap shumë të rëndësishëm në reformimin e Policisë së Shtetit. Në fund të vitit 2022 dhe fillimit të 2023 kemi arritur të fillojmë jetësimin e një prej reformave më të rëndësishme, asaj Kriminale. Me qëllim që jo vetëm të rrisim eficencën, por për t’i dhënë një identitet më të plotë kësaj policie, si pjesa kryesore që lidhet me luftën kundër krimit në Shqipëri. Ky organizmin, pas një pune kolosale që kemi bërë, me përfshirjen e ekspertëve vendas, ekspertëve më të mirë brenda trupës së policisë, të ministrisë së Brendshme, por dhe ekspertizës të marrë nga vendet tona partnere. Gjatë vitit 2022 jam shumë i kënaqur që më në fund kemi arritur të bëjnë ristrukturim, ta ndajmë dhe ta lehtësojmë punën e Policisë Kriminale, në atë që quhen në krimet në volum, apo krimet më të lehta në thonjëza dhe duke u fokusuar tek krimet që lidhen me narkotikët, krimin e organizuar, vrasjet, etj. Kjo është një reformë që ka qenë gjithmonë e rekomanduar nga partnerët tanë”.

“Duke filluar nga fillimi i këtij viti do të riorganizohet brenda vetes së saj dhe do të shkëputet nga zinxhiri komandues i policisë kriminale, krimet në volum, krimet e lehta, duke i konsideruar më shumë si krime që kanë të bëjnë me sigurinë publike dhe me rendin sesa me pjesën e kriminalitetit në Shqipëri dhe duke u fokusuar te kjo kategori krimesh ashtu siç janë dhe modelet në vendet perëndimore. Kemi bërë strukturën e re. Kemi filluar nga qendra, sepse duhet të ndajmë pjesën dhe gjatë 2023 do të vijojmë jetësimin edhe në nivel vendor, duke e shtrirë vertikalitetin sipas zinxhirit të komandës. Kemi krijuar një drejtori të veçantë që do të merret me narkotikët, një drejtori të veçantë që do merret me krimet e organizuara dhe padiskutim me një strukturë të veçantë me krimet e rënda. Ky ristrukturim besoj që do të japë një shtysë shumë të madhe dhe shumë shpejt do të shohim edhe frytet e mënyrës së organizimit të ri, kryesisht kundër krimit të organizuar, drogave, trafikut njerëz dhe bandave të strukturuar që gjithmonë e më tepër kanë marrë vëmendje jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën për t’u adresuar sa më mirë”.

/a.r

Next Post
FOTO / Shkrumbohet nga flakët kampi i Jalës, ku mblidhen çdo vit të rinjtë e LSI

FOTO / Shkrumbohet nga flakët kampi i Jalës, ku mblidhen çdo vit të rinjtë e LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

February 27, 2026
“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…

February 27, 2026
Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

February 27, 2026
Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In