• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia “kreh” Tiranën, prangosen pesë persona të shpallur në kërkim

by A R
26/07/2019 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka kryer një sërë kontrollesh në kryeqytet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në gjithë territorin e kryeqytetit, duke vënë në pranga disa persona.

Mes të arrestuarve është edhe një 36-vjeçar, i cili dyshohet të ketë lidhje me shpërthimin e transformatorit elektrik ditën e djeshme, në të cilën mbeti i vdekur një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave në kërkim dhe atyre për vepra të ndryshme penale.

Kontrolle të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që kryejnë vjedhje apo vepra të tjera penale.

Gjatë kontrolleve të kryera dhe nga informacione të siguruara nga ana e Seksionit të Kërkimit dhe Operacioneve Speciale në rrugë operative, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim S. D., banues në Tiranë, për veprat penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Goditja për shkak të detyrës”, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar për të urdhër ndalimi, sepse ky shtetas ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë të caktuar me shërbim, gjatë protestës së banorëve në zonën e Astirit.

Bie në prangat e punonjësve të Komisariatit nr. 5 për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi I. Gj.,34 vjeç banues në Kamzë, pasi më datë 05.07.2019 së bashku me 3 persona të tjerë ka kundërshtuar dhe goditur dy punonjës Policie, të cilët po kryenin shërbimin në një nga zonat e Bathores. Punonjësit e policisë kishin shkuar për të mbyllur lokalin për shkak të orës së vonë, por ky person së bashku me 3 të tjerë tashmë të arrestuar kanë goditur dhe penguar punonjësit e policisë të kryenin detyrën.

Nga shërbimet e Komisariatit nr. 6 arrestua në flagrancë shtetasi R. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme në firmën ku ky shtetas ishte punonjës, si pasojë e shpërthimit të një transformatori elektrik gjeti vdekjen person dhe u plagosën dhe dy të tjerë.

Në vijim të goditjes së paligjshmërisë, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3, për veprën penale “Mashtrimi” shtetasi J. B., 42 vjeç banues në Tiranë, pasi ky shtetas kishte përvetësuar me anë të mashtrimit një sasi parash nga një person tjetër.

-Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë, u arrestua në flagrancë shtetasi maqedonas T. S.,48 vjeç, për veprën penale “ Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga menaxheri i një qendre tregtare ku ky shtetas ka tentuar të vjedhë veshje të ndryshme.

Next Post
Edhe 100 vjeçe mund të hysh në… politikë

Edhe 100 vjeçe mund të hysh në… politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In