Në hyrje të qytetit të Pogradecit ka trafik të rënduar për shkak të kontrolleve policore.
Radha e automjeteve edhe prej numrit të lartë të pushuesve është mbi 3 km.
Sipas të dhënave nga policia kontrollet e automjeteve kryhen për persona në kërkim, armëmbajtje pa leje apo edhe për lëndë narkotike.
Kryesisht fokusi makinat e shtrenjta dhe me xhama të errësuar.
Këto janë kontrolle para fundjavës në mënyrë që të sigurojmë rendin dhe mbarvajtjen e sezonit thanë burimet pranë komisariatit të Pogradecit.