Policia e Krujës ka zhvilluar kontrolle për kultivimin e kanabisit. Si rezultat i kontrolleve është vënë në pranga P. K., banues në Fushë Krujë, pasi në oborrin e banesës së tij janë gjetur disa fidanë të dyshuar kanabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë në fshatin Brret, në një zonë të pyllëzuar janë gjetur të kultivuar fidanë kanabis sativa.
Gjithashtu është gjetur dhe një fuçi metalike, në të cilën janë gjetur të fshehura dy armë zjarri, konkretisht 1 automatik dhe 1 pushkë.
/a.r