Të paktën 2 ton marijuan janë sekuestruar pasditen e sotme në detin Jon e ndërsa tre drejtuesit e kësaj gomojeje janë shpallur në kërkim. Gomonia me marijuanë është pikasur nga policia greke, e teksa drejtuesit e saj kanë pare që po ndiqenin janë drejtuar për në ujërat shqiptare duke kaluar në ishullin Othonos. Gomonia ka arritur të futet në brigjet shqiptare dhe tre drejtuesit e saj kanë dalë në tokë dhe janë larguar në drejtim të paditur.










