• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia kap 17 kilogramë drogë në tre rrethe

by Java News
20/10/2016 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

17 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar nga policia e Fierit, Shkodrës dhe Gjirokastrës ndërkohë që në pranga kanë rënë 6 persona.

Në Fier janë sekuestruar 9 kilogram drogë, 3 kilogram në Gjirokastër dhe 5 kilogram në Shkodër.

Konkretisht:

Policia e Fierit ka sekuestruar sot 9 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa ndërkohë që ka vënë në pranga 17-vjeçarin Xh.B i cili e mbante lëndën narkotike të fshehur në banesën e tij.

Siç raporton policia e këtij qarku, në një ditë janë finalizuar tre operacione përmes të cilave janë sekuestruar edhe disa doza kanabisi dhe janë prangosur edhe personat e përfshirë konkretisht në Mallakastër-Patos-Lushnje!

Në Mallakastër në banesën e Xh.B, 17-vjeç janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Në Patos Kristian Hoxhës, 34-vjeç i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Ndërsa në Lushnje Mihal Dhanës, 23-vjeç, në vendin e quajtur “Plasmasi” në një pikë kontrolli të ngritur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Lushnje është ndaluar automjeti tip Nisan Mikra me targa LU 8486 B, i cili drejtohej nga J.Dh dhe pasagjer Mihal Dhana kishte fshehur 3 doza lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot 3 kilogram lëndë narkotike në një stan në fshatin Rehovë dhe ka vënë në pranga çobanin 54-vjeçar.
Sipas policisë, Nazmi Graçi, 54-vjeç, në stanin e tij efektivët blu kanë gjetur disa bimë të dyshuara narkotike në proces tharje, të cilat pas peshimit rezultuan me peshë totale 3 kg.

Ndërkohë, në Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Kiras” janë sekuestruar 5 kilogram lëndë narkotike dhe janë vënë në pranga dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ka arrestuar në Edmir Demiraj, 28-vjeç dhe Avni Kuçaj, 30-vjeç, gjithashtu është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e A.SH. 18-vjeç.

Personat e arrestuar sasinë prej 5 kg 32 gr lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, dyshohet se në bashkëpunim do e shisnin.

Gjithashtu u sekuestruan një automjet tip Benz me targa AA 399 CI dhe një automjet tip Citroen me targa AA 584 MO.
Shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Rusia fut xixat mes maqedonasve e shqiptarëve

Rusia fut xixat mes maqedonasve e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…

February 27, 2026
Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

February 27, 2026
Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

February 27, 2026
Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In