Policia e Shkodrës ka dalë me versionin zyrtar në lidhje me dy shpërthimet që tronditën qytetin pas mesnate.
Sipas policisë, ‘ngjarja ndodhi rreth orës 02:20, në derën e supermarketit në pronësi të shtetasit F.M. në lagjen ” Kongresi i Permetit” si dhe në derën e një biznesi tjetër privat butik rrobash në pronësi të shtetasit Xh.B. në lagjen “Vasil Shanto”. Në këto biznese është vendosur lëndë plasëse dhe si pasojë e shpërthimit të tyre kanë shkaktuar vetëm dëme materiale’.
Një nga bizneset është në pronësi të ish-kandidatit të PD Xhemal Bushati, por që e ka dhënë me qira.
Shpërthimet kanë shkaktuar dëme materiale edhe në bizneset përreth, madje edhe prefektura Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
/a.r











