Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me objektin e dyshimte që u gjet sot në mëngjes tek zona e njohur si “Brryli” dhe që alarmoi të gjithë banorët e zonës.
Sipas autoriteteve sendi i gjetur nuk është një lënëdë plaseve, por një GPS (lokalizues) dhe është kryer shpërthimi i kontrolluar.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë në lidhje me sendin e dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve, i cili u konstatua në trotuar, në rrugën “Martin Canaj”, ju bëjmë me dije se:
Pas mbërritjes së grupit të ekspertëve antieksploziv të RENEA-s dhe bërjes së ekspertizës nga ana e tyre rezultoi se sendi i konstatuar është GPS lokalizues.
/a.r