“Shikojini mirë këto fytyra dhe mbajini mend”, kjo është thirrja që policia italiane ka bërë për 8 shqiptarë të arrestuar për grabitje.
Policia ka publikuar fotot e shqiptarëve duke i bërë thirrje qytetarëve që ti fiksojnë mirë dhe të kenë kujdes pasi ata mund të dalin sërish nga burgu.
Deklarata e vendosur u bë nga oficeri i policisë Oreste Liporace, komandant i karabinierëve të Padovas në Itali, raporton media italiane leggo.it.
“Ata janë arrestuar nga karabinierët sepse janë përgjegjës për vjedhjet nëpër banesa,” nënvizon Liporace.
Komandanti i karabinierëve në Padiova tha se kur ata kthehen në liri, mund të rifillojnë aktivitetet e tyre të paligjshme. Ata janë shqiptarë dhe i përkasin familjeve të ciganëve ose të endacakëve.
a.ç