Policia e Genoas ka vënë në pranga një 44-vjeçar shqiptar me iniciale A.G. Mediat italiane shkruajnë se ai rezultonte i shpallur në kërkim për trafik droge, dhe dënuar në mungesë me 8 vite e 10 muaj burg.
Oficerët italianë prej ditësh e mbanin nën vëzhgim shqiptarin, ndërsa prangosja e tij u bë pas një aksioni në një lokal në zonën e Corniglianos.
Pas arrestimit, tashmë 44-vjeçari duhet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane. (Panorama)