• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia identifikon nga makina që mori me qira, shtetasin amerikan në Tiranë që qëndroi një javë në hotel dhe iku pa paguar

by Java News
24/05/2021 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i ri në kryeqytet që menaxhon biznesin e të atit, nuk është nxehur nga dëmi ekonomik që iu shkaktua nga një klient, por nga kuraja e klientit për ta mashtruar dhe për ta tallur. Për këtë arsye, ai ka vendosur ta bëjë një kauzë për policinë duke u kërkuar atyre ta gjejnë qytetarin, i cili fjeti disa net në hotelin e tij dhe më pas ia mbathi.

“Quhem E. N. dhe jam i punësuar si recepsionist në hotelin e babait që ia menaxhoj unë”, e nis rrëfimin e tij pranë komisariatit numër një djali i moshës 29 vjeç.

“Në datën 17 prill 2021 në hotel u paraqit një shtetas amerikan, që u regjistrua me letërnjoftim me emrin J. E.” Por ky dokument dhe të dhënat personale me të cilat ai u prezantua rezultoi më pas se ishin false. Edhe numri i tij i telefonit rezulton i padisponueshëm.

Por për ta provuar këtë përfundim, agjentëve u është dashur të gjurmojnë në kamerat e sigurisë mjetin me të cilin ai qarkulloi e më pas të shkojë në zyrat e kompanisë, ku makina u mor me qira.

Sipas policisë nga veprimet e paraprake hetimore dhe verifikuese rezulton se shtetasi i huaj qëndroi në hotelin që gjendet në “Rrugën e Elbasanit” për një javë. Madje duket se amerikani është privilegjuar për shkak të shtetësisë së huaj dhe i janë bërë lëshime edhe në çmim.

“Klienti ra dakord që të paguajë shumën prej 20 euro nata me një total prej 130 euro së bashku me disa shërbime të tjera që i ka përfituar gjatë qëndrimit në hotel”, thotë 29-vjeçari për Policinë e Tiranës.

Deri ditën e largimit klienti është shfaqur dhe është dukur si çdo person tjetër që frekuenton një hotel.

“Më pas, ky person tha se do të largohej dhe më kërkoi që t’i ngarkoja valixhet në automjet dhe se do të kthehej për të bërë pagesën, por ai nuk u kthye”.

Nga të dhënat e policisë rezulton se shtetasi i huaj u paraqit në hotel dhe u largua nga hoteli me të njëjtin automjet, të llojit Dacia. Mbasi është realizuar identifikimi i targave të automjetit ka rezultuar se makina ishte marrë me qira në një kompani që ka selinë në ish-Bllok.

“Nga ana jonë, – thuhet në dosjen e policisë – është komunikuar me përfaqësues të kompanisë në fjalë dhe ata na kanë vendosur në dispozicion një fotokopje të pasaportës të këtij shtetasi ku rezultoi se ai nuk quhej si është prezantuar në hotel, por që emri i tij i vërtetë është J. U. Hankin, nga Ohaio.

Policia insiston për gazetën Si se po kryhen edhe disa veprime të tjera për të kuptuar nëse ky shtetas ka dalë apo jo nga Shqipëria dhe më pas pritet ta referojë për hetime për mashtrim./ Gazeta “SI” 

g.kosovari

Next Post
10 pasoja në politikën shqiptare pas shpalljes së Berishës “non grata” nga SHBA

10 pasoja në politikën shqiptare pas shpalljes së Berishës “non grata” nga SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In