Një 35-vjeçar, me iniciale B.D. i infektuar me Covid 19, është gjobitur me 700 mijë lekë pasi në momentin e kontrollit nga policia nuk është gjetur në banesën e tij në Fier.
Sipas policisë, ndaj tij ka nisur hetimi për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.
Policia e Fierit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vetëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19.
/a.r