• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Policia i rikthehet kumarit, gati goditja e pikave te basteve

by A R
06/06/2018 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit në bashkëpunim me hetimin tatimor dhe njësinë e mbikqyrjes së lojrave të fatit prej së martës kanë nisur një kontroll në terren ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në fushën e kumarit.

Burime konfidenciale thanë për Top Chanel se kontrolli po ushtrohet në të gjithë qytetet e vendit ku nga analiza paraprake rezulton se ka subjekte që operojnë në mënyrë të paligjshme.

Mënyra e kontrolleve është parashikuar në një plan konkret masash i miratuar nga 3 institucionet që janë përfshirë në këtë operacion. Rezultatet e para flasin për dhjetra subjekte që janë konstatuar në kundërshtim me ligjin, 5 prej të cilave vetëm në Tiranë.
Sipas burimeve janë konstatuar pika bastesh sportive që mbanin edhe “makineta” të lojërave të fatit pa licencë. Po sipas burimeve në këto subjekte janë konstatuar edhe punonjës të pasiguruar. Subjekte të kumarit në kundërshtim me ligjin janë konstatuar edhe në Durrës dhe Lezhë ndërkohë që plani i masave parashikon shtrirjen e kontrolleve edhe në qytete të tjera problematike.

Top Chanel ka sjellë në vëmendje jo pak herë përhapjen masive të pikave të kumarit, të cilat janë bërë shkaktarë për efekte të tjera sociale me pasoja në shoqërinë shqiptare, si divorcet apo varësia që shkakton ky aktivitet. Para nisjes së operacionit të parë, të quajtur “Fundi i Marrëzisë”, në gjithë vendin ishin më pak se një mijë pika bastesh.

Pas operacionit pikat e basteve u katërfishuan me ligj dhe kjo u bë me lobim të deputetëve të mazhorancës të cilët disa herë rresht ndërhynë për të ndryshuar ligjin e lojërave të fatit për t’i lejuar kumarit të zgjerohet. Operacioni i fundit i nisur nga institucionet shtetërore në mënyrë diskrete deri më tani nuk ka nxjerrë shifra domethënëse të penalizimit të paligjshmërisë.

Ligji i ri pritet që të hyjë në fuqi pas disa muajsh dhe deri më tani në terren nuk shikohet asnjë lëvizje për marrjen e masave për të plotësuar kriteret e tij, një prej të cilave është që kumari duhet të jetë 100 metra larg shkollave apo objekteve të kultit. Ky është kriteri i zbuluar me lobim deputetësh, por deri në hyrjen në fuqi të ligjit, Kuvendi ka ende punë dhe lobimet vijojnë. /b.d

Next Post
Lufta tregtare, BE hakmerret ndaj SHBA, vendos tarifa ndaj importeve amerikane

Lufta tregtare, BE hakmerret ndaj SHBA, vendos tarifa ndaj importeve amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

February 3, 2026
Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

February 3, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

February 3, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

February 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

February 3, 2026
Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

February 3, 2026
“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

“Territorialja”, Berisha: Jemi në komision, opozita nuk është njoftuar për mbledhjet

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In