Policia greke ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë në të cilin është sekuestruar një sasi e madhe marijuane.
Të paktën 264 kilogramë lëndë naarkotike u sekuestruan nga forcat policore në Aleksandroupoli, sasi e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Droga ishte e ndarë në 8 çanta të mëdha me 200 pako. Policia arrestoi një 76-vjeçar grek i cili shkoi të merrte drogën e fshehur mes shkurreve.
Ndërkorhë, vijojnë hetimet për zbulimin e të tjerë personave të përfshirë në linjën e trafikut./a.m.