Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në rrugë dhe njofton se ka gjobitur disa qytetarë, të cilët janë kapur pa maskë.
Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, efektivët kanë konstatuar një ulje të ndjeshme të qytetarëve që nuk zbatojnë masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës.
Policia bën me dije se “gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 356 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila”.
Më tej bëhet me dije se vetëm 7 qytetarë nuk i janë bindur urdhrit të efektivëve për t’u identifikuar të cilët janë shoqëruar në komisariat dhe pas procedurave janë gjoitur me 3 mijë Lekë dhe janë lënë të lirë.