• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Policia gjermane mizore ndaj refugjatëve

by
19/05/2015 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lajm çnjerëzor dhe mizor që të pështjellon stomakun: “Ia kam futur gishtat në hundë dhe e kam mbytur. Ishte kënaqësi. Dhe e kam tërhequr nga prangat e këmbëve nëpër stacionin e policisë. Ishte aq bukur ….”

Këtë mesazh ia ka dërguar një punonjës i policisë federale në Hannover në mars të vitit të kaluar nga WhatsApp kolegëve të tij. Viktima e tij, një refugjat 19-vjeçar nga Afganistani. Kështu raporton transmetuesi Norddeutscher Rundfunk (NDR). Sipas raportit viktima duhet të ketë rënë në sy për shkelje të vogla, ndër të tjera, se ai nuk ka patur pasaportën gjatë një kontrolli të policisë. Policët e morën me vete në stacionin e policisë në stacionin e trenit në Hanover: Atje në një qeli të policisë ai është keqtrajtuar dhe poshtëruar.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Gjashtë muaj më vonë, sipas hulumtimeve të NDR, një marokan 19-vjeçar nga Tanger u arrestua nga policia në Hannover, sepse ishte duke udhëtuar me tren pa biletë. Edhe ky refugjat duhet të jetë keqtrajtuar në një qeli të stacionit të policisë. Përsëri, sipas stacionit NDR, kjo dëshmohet nga mesazhi i policit, në të cilin ai mburret për veprimet e tij. Marokani, sipas lajmit të cituar nga NDR, ka “hungëruar si derr. Pastaj bastardi ka ngrënë mishin e prishur të derrit nga frigoriferi. Nga toka.”

Çfarë dinin eprorët?

Një fotografi celulari, e bërë gjithashtu nga policët, tregon një burrë, që përpëlitet në dyshemenë me pllaka të bardha me duar të lidhura, këmbët i ka të përdredhura në mënyrë jo të natyrshme. Pranë tij duken dy çizme, me sa duket të dy policëve. A dinin pra kolegët, madje edhe eprorët për këtë rast, a kanë ndihmuar ata në keqtrajtim?

Ka mundësi: Në një informacion të dërguar me celuar të cituar nga NDR, përmendet një epror. “XY ka thënë, se ka dëgjuar lart.”

Prokurororia në Hanover po kryen hetime kundër zyrtarëve të policisë federale për shkak të dyshimeve për lëndime trupore gjatë kryerjes së detyres dhe shkeljes së ligjit të armëve. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e policit është gjetur një armë e paligjshme, tha kryeprokurori Thomas Klinge.

Organizata e refugjatëve: përmasa të tmerrshme të racizmit

Drejtori i organizatës për të drejtat e njeriut ProAsyl tha në intervistë me DW se është i tmerruar nga “shkalla e racizmit dhe e përbuzjes për njeriun. “Ai nuk mund ta imagjinojë ende”, tha Burkhardt, “që në Gjermani, në një demokraci, një nëpunës i shtetit torturon refugjatët. “Burkhardt kërkon një rishikim të policisë gjermane në lidhje me trajtimin racist të refugjatëve, për të parandaluar që gjëra të ngjashme të mos ndodhin në sektorë të tjerë…

Kryetari i sindikatës së policisë, Rainer Wendt, foli për një “rast serioz”. Nëse policë të tjerë kanë qenë të përfshirë, ose kanë qenë në dijeni të çështjes, atëherë me siguri që kjo do të ketë pasoja, tha Wendt në një intervistë me DW. Në të njëjtën kohë ai theksoi se sindikata po përpiqet, “që akuzën kundër një polici të mos e lejojë të kthehet në krizë kundër policisë”.

Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme, i cili mbikqyr policinë federale, tha të hënën se akuzat janë “serioze”. Sqarimi i incidentit do të bëhet nga prokuroria në Hanover. Megjithatë qeveria mbështet hetimet “me gjithë fuqinë”. Deri tani është ende e paqartë, nëse ka viktima të tjera.

DW

Next Post

Flamuj serbë e thirrje raciste në tubimin e VMRO-DPMNE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In