Një 47-vjeçar nga Mati ka shkuar në polici nga ku ka kërkuar ndihmë pasi gruaja e tij ishte zhdukur. Ai deklaroi para oficerëve të policisë se bashkëshortja ishte larguar prej orëve të para të mëngjesit të së dielës nga banesa e tyre dhe nuk kishte pasur asnjë kontakt me të shkruan JavaNews.
Burri kërkoi ndihmë në polici gjatë orëve të drekës, pasi kishte humbur çdo kontakt me bashkëshorten dhe ajo nuk i përgjigjej në telefon. Policia ka arritur ta gjejë shtetasen me inicialet L.A. vetëm pak pas orësh.
Por dëshmia e saj surprizoi burrin. Ajo tha para punonjësve të policisë se u largua me dëshirë nga banesa dhe nuk dëshironte të rikthehej./a.m.