• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia e Vlorës dhe Guardia di Finanza plan masash për parandalimin e kanabisit

by Java News
30/05/2017 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Vlorës, njofton se ka hartuar një plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Plani i masave konsiston në monitorim nga ajri e toka për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Në monitorim ka qenë pjesmarrës edhe njësia e GdF-së për Vlorën, pjesë e Nuklit për Kufirin Detar me komandë qëndrore në Durrës.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë:

Gjatë ditës së sotme në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është zhvilluar një takim pune për të koordinuar veprimet mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së, për monitorimin nga ajri, deti e toka, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të trafikimit të tyre. Në takim morën pjesë Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Gentian Shehaj, Komandanti i njësisë së GdF-së për Vlorën Kapiten Francesco Della Corte.

Shehaj:

“Do kontrollojmë me përgjegjësi çdo cep të territorit nën juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë, Vlorë. Çdo parcelë e kultivuar që do të konstatohet, do të analizohet dhe do të nxirren personat përgjegjës që ngarkon ligji për kontrollin e territorit.

Në bashkëpunim me Pushtetin Vendor po koordinojmë veprimet për të realizuar një kontroll sa më të mirë të territorit. Po bashkëpunojmë me të gjitha agjensitë ligjzbatuese, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni në kohë reale, për të bërë të mundur goditjen e rasteve që mund të shfaqen, por edhe për evidentimin dhe kapjen e autorëve”.

Della Corte:

“Mbështetim dhe vlerësojmë impenjimin dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit, për të parandaluar dhe goditur kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Jemi shumë të kënaqur nga bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes Policisë Vendore, Policisë Kufitare, “Delta Forcës” e njësisë së GdF-së për Vlorën. Njësia e GdF-së për Vlorën, do të mbështesë Policinë e Shtetit me mjete ujore me qëllim kontrollin e plotë të të gjithë kufirit bregdetar, krahas monitorimt nga ajri me helikopterin e Policisë në zonat  e cilësuara me risk”.

Shtëmbari:

“Ju përcjell mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, se jemi të vendosur të ndëshkojmë cilindo punonjës policie, që do të neglizhojë në zbatimin e detyrës, apo më keq akoma që mund të implikohet në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Do të mbështetim nga qendra çdo Drejtori Vendore të Policisë me mjete logjistike e forca policore të FNSH-së e RENEA-s, në rast se do të lindë nevoja.

Krahas monitorimit nga ajri të GdF-së, do të ketë monitorim edhe me helikopterin e Policisë së Shtetit, në të gjithë territorin e vendit”.Gjatë ditës së sotme me anë të helikopterit të Policisë, u monitorua dhe u kontrollua zona përgjatë Lumit të Vlorës, territori i Bashkisë Selenicë, në fshatrat: Drashovicë, Gjormë, Lapardha, Mesaplik, Sevaster, Velç, Gorisht, Karaburun, Selenicë, Treblovë si  dhe territori i Bashkisë Himarë, me fshatrat: Vranisht, Kallarat, Kuç e Bolenë.

Gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave me risk, zona ku vitet e kaluara ishin evidentuar bimë narkotike të kultivuara apo edhe pjesëve të tjera të territorit, nuk është evidentuar asnjë parcelë e kultivuar.

Të gjitha kontrollet nga ajri janë filmuar dhe do të vihen edhe në dispozicion të GdF-së, me qëllim koordinimin e monitormit, por edhe të rikontrollit nga GdF-ja, në javët në vijim. Monitorimet nga ajri, deti e toka do të intensifikohen më tej në ditët në vijim./a.ç

 

 

 

Next Post
Largimi i Tahirit/ Astrit Patozi: Të gjitha gjurmët të çojnë në çadër…

Mos u gënjeni nga artikulimi i ndonjë frekuentuesi të çadrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misteri pse Kosta Trebicka shkoi vetëm për gjueti/ Zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve: Sa herë që vinte në Maliq takohej…

“Mjekët që bënë autopsinë e Kosta Trebickës shoqëroheshin me Sali Berishën”

March 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

“Berisha dhe djali i tij po operonin në fshehtësi”, Kokalari: Si më kontaktoi Kosta Trebicka!

March 26, 2026
Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

Turqia, një hap drejt botërorit, mposhti Rumaninë në gjysmëfinalen e playoff-it, tani sytë nga Kosova

March 26, 2026
Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

Luhet për ëndrrën e “Botërorit 2026”/ Starton sfida Poloni-Shqipëri, shkelmohet topi i parë në Varshavë

March 26, 2026
Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

March 26, 2026
‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In