Policia e Vlorës asgjësoi sot 12 parcela me rreth 1527 rrënjë bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Peshkëpi dhe Kaninë të Vlorës, të cilat ishin të kultivuara në mesin e pyjeve dhe anës lumenjve të këtyre fshatrave. Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr. Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
ma.me