Një punonjës i policisë në Tiranë ka rezultuar pozitiv për koronavirusin. Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe vetë policia zyrtarisht. Burime për ABC News nga policia thonë se u është marrë tamponi edhe 5 policëve të tjerë, të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarin.
Këta persona, siç raporton abcnews, janë persona me të cilët efektivi ka pasur kontakte më të aferta si dhe persona të tjerë me të cilët ka ndryshar turnin.
Polici i infektuar prej një jave është vetë-karantinuar. E njëjta situatë paraqitet edhe me familjarët e tij, të cilët deri më tani fatmirësisht nuk kanë simptoma.