Policia e Tiranës ka kapur sot një 60-vjeçar të shpallur në kërkim. Vesel Hasani ishte në kërkim nga Prokuroria për Krimet e Rënda prej datës 26 prill të këtij viti. Kjo pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
ma.me