• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia e Shtetit mesazh urimi për Vitin e Ri 2024: Kryevlerë për imazhin e Shqipërisë

by A R
31/12/2023 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit uroi sot qytetarët shqiptarë për Vitin e Ri 2024.

Policia e Shtetit theksoi me anë të një mesazhi urimi se, gjatë vitit 2023, ka qenë kryevlerë për imazhin e Shqipërisë, garantja dhe e besuara e qytetarëve shqiptarë, barrikadë stoike përballë krimit, ideali që veshi uniformën për mijëra të rinj, si dhe reflektimi i sigurisë dhe ndihmës për miliona turistë.

“Rezultatet e punës së Policisë së Shtetit, gjatë këtij viti që po mbyllet, më të mirat e arrira krahasuar me çdo periudhë të mëparshme, kanë reflektuar angazhimin 24/7 në terren të punonjësve të Policisë, në çdo skaj të vendit”, thuhet në mesazh.

“Analizimi objektiv dhe në dinamikë i fenomeneve kriminale në rang kombëtare që shqetësojnë më së shumti komunitetin, lufta pa kompromis ndaj paligjshmërive në tërësi dhe ndaj krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, në veçanti, dhe kontakti i drejtpërdrejtë e etik me qytetarët dhe me median, për t’i ndjekur menjëherë dhe për t’i trajtuar në kohë problematikat që janë hasur, ishin pika të tjera të forta që sollën rezultate shumë më të mira përsa i përket krimeve kundër personit, 8 më pak se viti i kaluar dhe disafish më pak referuar 3 dekadave të fundit”, thekson Policia e Shtetit.

“Jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë punë për t’u bërë dhe Policia e Shtetit është plotësisht e organizuar dhe e angazhuar, për të goditur paligjshmëritë në çdo formë të shfaqjes së tyre dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”, thuhet në mesazhin e urimit të Policisë së Shtetit.

“Të betuar në flamur, në ligj dhe në të drejtat e secilit qytetar që jeton dhe prosperon në vendin tonë, si dhe të zotuar për të qenë konsistentë në përpjekjen për të bërë më shumë dhe për të qenë më të denjë, Policia e Shtetit, ju uroj Gëzuar Vitin E Ri 2024. Mbarësi e shëndet në familjet tuaja! Më shumë besim,  bashkëpunim dhe ndërveprim për të ndërtuar një ambient më të sigurte”, përfundon mesazhi i Policisë së Shtetit.

/a.r

Next Post
Topalli merr në mbrojtje Berishën: Po shkelet Kushtetuta, shtet i prokurorëve qesharakë

O Jozefina, o Tritan...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

Pse qeveria duhet t’i drejtohet Komisionit të Venecias për çështjen Balluku dhe rreziku i njësimit të GJKKO me SPAK-un

February 7, 2026
Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

Kryeministri Rama të hënën në Bruksel, pritet takim me Antonio Costa-n

February 7, 2026
Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

Zbulime nga dokumentet e SHBA-së, Epstein interes për ishullin grek Scorpio

February 7, 2026
Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

February 7, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Publikoi video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë, Trump: Nuk bëra asgjë të gabuar!

February 7, 2026
Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

February 7, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

20 mijë euro ryshfet për ekstradimin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

February 7, 2026
Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In