Një operacion është duke u zhvilluar në orët e pasdites së kësaj të hëne në Sarandë.
Gazetarja Shpresa Dine bën me dije për BalkanWeb se operacioni po zhvillohet për ekzekutimin e disa urdhër arresteve ndaj zyrtareve të administratës. Raportohet se janë arrestuar disa persona.
Policia po kryen veç arresteve, edhe kontrollin e banesave të zyrtarëve. Nuk dihet ende se kush i ka lëshuar urdhrat e arresteve SPAK apo Prokuroria Sarandë.
/a.r