Policia e Kosovës ka bërë një ndërhyrje të jashtëzakonshme në Veri të Mitrovicës. Kështu te emisioni “Drejtësia në Kosovë” në rubrikën “Policia” shfaq filmimet ekskluzive të ndërhyrjes së njësive speciale në veriun e Mitrovicës, një nga aksionet më të mëdha në Mitrovicën Veriore.
Operacioni është bërë nga njësitë speciale në bashkëpunim me EULEX-in. Në videon e postuar më poshtë mund të shihni bastisjet e disa shtëpive dhe arrestimet e të dyshuarve për vepra penale. (javanews.al / a.n)









