Lajmi se doganierët dhe policët e pikës kufitare në Jarinje janë sulmuar nga serbët me granatë, është i pavërtetë.
Ushtruesi i detyrës si drejtor i Departamentit për Kufinjtë, Ragip Bunjaku ka dhënë detaje lidhur me rastin në veri.
Në një përgjigje për Telegrafin, tha se nuk bëhet fjalë për sulm.
Sipas tij, është fjala për një plumb qorr që ka rënë, të cilin janë duke e verifikuar.
“Nuk ka pasur sulm, ka rënë një plumb qorr. Jemi ende duke e verifikuar”, tha Bunjaku.
/a.r