Policia e Kosovë thotë se shkak i aksidentit rrugor ku u përfshi dhe Ermal Mamaqi nuk është për mungesë të sinjalistikës, por shpejtësia e lartë dhe mos njohja e rrugës.
Mamaqi, në një reagim pas ngjarjes foli për aksident për mungesë të ndriçimit dhe mungesë sinjalistike duke shtuar se vendi cilësohej si “rrethi i vdekjes”.
Ai kritikoi autoritet në Kosovë duke shtruar pyetjen” Edhe sa vetë duhet të vdesin për ta rregulluar atë problem?
Televizioni “Klan Kosova” kontaktoi me zëdhënësin e policisë në rajonin e Ferizajt , Agim Gashi i cili tha se si pasojë e aksidentit ka qenë mos përshtatja e shpejtësisë dhe kushteve të rrugës si dhe mos njohja e terrenit. Ai tregoi se në këtë rrugë ka shenja të rreth rrotullimit dhe rruga në atë pjesë është e ndriçuar. (java / r.a)