• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Policia e Këlnit: Xhamitë ndihmojnë në parandalimin e terroristëve

by Aalison Pearse Stevens
25/09/2016 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Informacioni për arrestimin e refugjatit 16-vjeçar në Këln erdhi nga një shoqatë myslimane. Maruan Abou Taam nga Zyra e Policisë Kriminale e Landit shpjegon rolin e shoqatave në luftën kundër terrorit.

A kemi të bëjmë me një rast të veçantë, që një shoqatë myslimane u jep autoriteteve gjermane një informacion të tillë?

Policia në gati të gjitha landet gjermane zhvillon një dialog intensiv me shoqatat islamike, punonjësit e policisë ndodhen në komuna. Vitet e fundit, përmes kontakteve personale atje është krijuar një raport besimi. Kjo do të thotë se rrugët për të kryer një punë janë shkurtuar dhe barrierat e komunikimit janë eleminuar. Kështu mund të rrjedhin edhe informacione të tilla. Megjithatë, aktualisht ne mund të flasim vetëm për një numër shumë të vogël informacionesh të tilla.

Pse kemi një situatë të tillë?

Kjo ka të bëjë me faktin se skena radikale zakonisht nuk shkon në komunitete, të cilat janë në fakt në kontakt me policinë. Në Gjermani ne kemi nga njëra anë strukturat e “islamit legal” dhe kemi edhe struktura, të cilat janë më tepër salafiste. Për sa u përket salafistëve, natyrisht që nuk ekziston një raport besimi me policinë.

Sa të pranishme janë shoqatat myslimane në strehimet e refugjatëve?

Janë refugjatët, të cilët kërkojnë vetë shtëpi për t’u falur. Prandaj komunitetet fetare dhe veçanërisht teologët atje kanë një përgjegjësi shumë të madhe, sepse ekstremizmi islamik radikalizohet mbi bazën e fesë.

Kur dhuna argumentohet me fe, feja mund të mbrohet vetëm atëherë vetë, kur zhvillon një kundër-narrativë. Radikalizmi mund të kundërshtohet në mënyrë të besueshme vetëm me narrativa, që e kanë burimin në komunitete. Kjo do të thotë, që është më e besueshme, kur një imam thotë, “jo, ajo që propagandoni ju nuk është feja islame”, se sa kur e bën këtë një punonjës social.

A nuk ndodhin atje mjaft gjëra?

Unë atje shoh dobësi shumë të mëdha. Në komunitetet myslimane ne kemi njëfarë mbingarkese strukturore dhe të lidhur me kualifikimin. Atje nuk gjen mjaftueshëm dije teologjike dhe kapacitet, për të reaguar kundër radikalizmit.

Çështja kryesore që shtrohet është se si mund të përmirësohen komunat në këtë situatë. Ne atje kemi më tepër teologë laikë, të cilët më tepër kryejnë praktikë fetare, se sa konfrontohen mendërisht me fenomenin e radikalizimit, të shoqërisë dhe problemet e rinisë. Kjo kontribuon që të rinjtë të shkojnë në ambiente radikale, ku me ta flitet në një gjuhë të përshtatshme për të rinjtë dhe ku me sa duket atyre u përcjellin diçka edhe nga pikëpamja fetare.

Në komunitetet myslimane gjen shumicën e herëve njerëz që janë në gjendje të përkthejnë, që janë në gjendje të thonë se ku mund të gjesh një mjek të caktuar. Atje mund të konstatosh se ka edhe përkujdesje sociale. Kur refugjatët hasin këtu në njeriun e gabuar, ndodh që lind një varësi, që mund të çojë në radikalizëm.

BW/d.i.

 

Next Post
“Sofia” e radhës, Çani vazhdon me biondet

“Sofia” e radhës, Çani vazhdon me biondet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In