• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Policia dhe disa shembuj nga bota

by Ardit Rada
21/12/2020 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohët “e para” mbretërit dhe  të fuqishmit e kësaj bote mbanin rreth vetes gjithmonë një trupë të armatosur që t’i mbronte.

Kjo trupë shërbente edhe për grumbullimin e taksave dhe haraçit ose edhe për ruajtjen dhe forcimin e pushtetit të monarkut ndaj shtetasve të vet. Me përhapjen dhe forcimin e demokracisë në botë edhe roli i policisë ndryshoi.

Nga një mbrojtëse e tiranisë dhe padrejtësive sociale policia u transformua pak nga pak në një mbrojtëse e të drejtave për mbarë popullsinë. Lufta kundër kriminalitetit dhe veprimeve keqbërëse, zbatimi i ligjit nga të gjithë me hir ose pahir  – u kthyen nê detyrën dhe synimin e saj kryesor.  Si rregull policia ka gëzuar gjithmonë respektin dhe mirëdashjen e popullsisë në vendet demokratike.

Dhe kjo kuptohet thjeshtë kur vëren gjithë punën e këtij institucioni shtetëror në mbrojtje të qytetarëve të tij. Por ka pasur raste kur kjo mbështetje dhe përkrahje popullore eshte transformuar në të kundërtên e saj,  herë në urrejtje dhe here në mosbesim.

Sidomos kur policia është përdorur nga qeveria ose nga kasta drejtuese e vendit si instrument për të ruajtur pushtetin e saj kundër vullnetit të shumicës sê qytetarëve.

Në kohën e komunizmit psh policia mbante rregullin dhe ligjin në vend. Por ajo shërbente edhe si armë e diktaturës për të frikësuar dhe mbajtur zap dhe nën një kontroll të rreptë çdo përpjekje për të kundërshtuar regjimin. Roli i policisë shqiptare u dëmtua dhe u dobësua dukshëm me ardhjen e demokracisë. Ajo u akuzua me apo pa të drejtë si mbështetëse e diktaturës. Paralel me dobësimin e rolit të saj u rrit dhe u fuqizua si kurrë më parë krimi i organizuar në vend.

Por pak nga pak dhe sidomos pas vitit 1997 nevoja për rivendosjen e ligjit dhe rregullit bëri që roli i policisë të rivlerësohej dhe njëkohësisht të rritej respekti i popullatës për të. Rritja e nivelit dhe efikasitetit të policisë u vu re sidomos pas emërimit në këtë detyrë të ushtarakut të karrierës, Aleksandër Lleshaj.

Policia po kthehej gjithmonë e më shumë në një organ profesional dhe larg ndikimit politike dhe partiak. Por ky trend pozitiv u dëmtua pas vrasjes së pakuptimtë nga ana e një polici i një të riu në Tiranë. Dhe sikur mezi të ishte pritur që policisë t’i “shkiste” pak këmba dhe menjëherë u organizuan manfestime të dhunshme, ku “flamurtarë” dolën disa adoleshentë!

Demonstratat kundër policisë nuk janë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Sidomos kur ajo abuzon në të drejtat e saj. Siç ngjau psh në Amerikë pas vrasjes pothuajse me dashje të qytetarit me ngjyrë Xhorxh Flloid më 25 maj të këtij viti nga polici i bardhë Derek Chauvin.

Sipas shifrave zyrtare më shumë se 1.100 veta janë vrarë nga policia gjatë vitit 2015 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 987 gjatë vitit 2017.

Në Francë sipas statistikave zyrtare nga armët e policisë në vitin 2017 vdiqën 36 veta, më 2018-tën 14 veta, 28 humbën jetën më 2018 dhe 26 vitin e kaluar. Edhe gjatë demonstratave të ”jelekëve të verdhë” policia franceze u tregua tejet e ashpër në mbrojtje të ligjit.

Por policia shqiptare, sidomos gjatë këtyre vjetëve të fundit, nuk mund të akuzohet për asnjë lloj tejkalimi të përdorimit të forcës. E kundërta është e vërtetë. Shumë policë janê plagosur nga demonstrues të zëmëruar apo të përdorur kundër qeverisë.

Në jurisprudencën botërore ekziston një dallim i qartë ndërmjet dhunës policore dhe dhunës së një polici. Në rastin e Klodianit të ndjerë kemi të bëjmë pikërisht me një veprim individual të një polici. Asgjë më shumë. Drejtësia, ndryshe nga sa veproi gajtê vrasjes me urdhër në janar të vitit 2011 po heton dhe ngre dosjen ndaj policit përgjegjës.

Shqiptarët shpesh herë, sidomos gjatë shekullit të 19-të dhe fillim shekullit të 20-të  janë akuzuar se nuk dinë të bëjnë shtet. Akuza që morën forcë dhe u përsëritën e edhe gjatë « vitit të mprapshtë » 1997 kur u deshën të vijnë kontigjente ushtarake të huaja për të rivënë rregullin dhe rendin në vend.

Duke pasë qënë në periferi të kryeqendrave të zhvillimeve botërore shqiptarët janë vetëqeverisur me rregullat dhe ligjet e tyre krahinore dhe lokale. Rrallë herë kanë pranuar dhe njohur pushtetin qëndror, veçse kur është dashur të paguajnë taksa ose të dërgojnë bijtë tyre si ushtarë aty ku i interesonte perandorive të huaja pushtuese.

Por kohët kanë ndryshuar dhe me to edhe shqiptarët.  Pas një shteti autarist më 1924 – 1939, një shteti diktatorial 1945 – 1990 dhe tallazeve që pasuan rënien e tij, shqiptarêt janë duke ndërtuar, me shumë mendime dhe pengesa, një shtet demokratik i mbështetur te pluralizmi politik, ekonomia e tregut dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Eshtë imperative që të vazhdohet në këtë rrugë.

Destabilizimi i vendit për ambicie partiake, politike dhe pushtetore apo edhe sulmet ndaj policisë rrezikojnë ta kthejnë vendin në orët më të errëta të historisë së tij./Tema/a.p

Next Post
SHBA shqyrton mundësinë e ndalimit të udhëtimeve me Britaninë

SHBA shqyrton mundësinë e ndalimit të udhëtimeve me Britaninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In