Policia e Elbasanit bllokon përkohësisht qarkullimin në aksin e rrugës Rreth rrotullimi i Bradasheshit-Tyneli i Krrabës Tiranë për shkak të mbizotërimit të shtresave të akullit në trasenë e rrugës nga moti i keq pasi erërat e forta hedhin dëborën mbi rrugë.
Aktualisht qarkullimi devijohet në drejtim të Durrësit, ndërsa do lejohen vetëm mjetet me zinxhirë.
Gazetari Fatmir Popja raportoi për “BalkanWeb” se një tubacion i Ujësjellësit që furnizon Njësinë Administrative Bradashesh është çarë nga ngricat dhe uji vijon të derdhet jashtë./a.p