• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia bën bilancin: Në 1 javë janë arrestuar 114 qytetarë, 34 të shpallur në kërkim

by A R
07/08/2022 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të gjithë vijën bregdetare, nga Ksamili në Velipojë, janë zhvilluar, si dhe vijojnë të zhvillohen operacione për bllokimin e mjeteve lundruese dhe argëtuese për verifikimin e dokumentacionit që duhet të kenë këto mjete, për respektimin e bovave dhe të sinjalizimeve përkatëse për kufizimin e lëvizjes së mjeteve lundruese.

Njëkohësisht, janë zhvilluar 5 operacione për lirimin e hapësirave publike në plazhe, të zëna padrejtësisht nga pronarë lokalesh apo individë të ndryshëm. Si rezultat, janë proceduar 5 shtetas dhe janë sekuestruar 716 çadra e shezlongë.

Strukturat e Policisë, gjatë kësaj jave, kanë finalizuar një sërë operacionesh policore, si dhe vijojnë kontrollet e befasishme, në çdo skaj të vendit, për goditjen e paligjshmërisë në të gjitha format e shfaqjes së saj.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 471 shtetas, nga këta: 114 janë arrestuar, 323 janë proceduar penalisht dhe 34 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 30 persona në kërkim, nga të cilët: 27 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara: “Shadow”, “Driver”, “Autostop”, “Streha”, “Threat”, “Free Road 2”, “Location”, “Zaranika”, “Kubikët”, “Otima”, “Rrjeta”, “Grabiani”, “Stafeta”, “Post Office”, “Perimetri 187”, “Restart 11” dhe “Restart 11” (vijim).

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Zaranika”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe vunë në pranga autorin e vrasjes së shtetases J. E., të ndodhur më 30.07.2022, në Elbasan;

Sekuestrohen nga Policia e Korçës, në kuadër të operacionit “Restart 11”, 101 kg kanabis të fshehura në shufra plastike, në rimorkion e një kamioni, me qëllim trafikimin e saj drejt Turqisë, vihen në pranga 3 shtetas.

Finalizohet nga Policia e Shtetit, operacioni policor i koduar “Shadow”- Përdorte rrjetet sociale për thirrje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, vihet në pranga;

Strukturat e DVP Tiranë finalizojnë “Driver”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje- Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak; vihet në pranga drejtuesi i automjetit ku u gjetën arma dhe municioni luftarak, procedohen penalisht 2 pasagjerët;

Shërbimet e Policisë kanë vijuar edhe gjatë kësaj jave, kontrollet në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

“Rrjeta”/Tropojë- Qarkullonin me rreth 8 kilogramë kanabis dhe armë zjarri në automjet, vihen në pranga 3 shtetas;

“Kubikët”/Krujë-Kultivoi në tokën në pronësi të tij, 300 bimë kanabisi në kubikë, vihet në pranga;

“Autostop”/Tiranë-Sekuestrohen 3.4 kg kanabis; vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë;

“Grabiani”/ Divjakë- Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas;

“Otima”/Vlorë- I shpallur në kërkim për 10 kg kanabis dhe një armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 62-vjeçari, i cili u kap duke kultivuar sërish bimë narkotike.

•Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar rreth 113 kg lëndë narkotike kanabis, sasi heroine dhe kokaine, mijëra bimë kanabisi, shuma parash të përfituara nga veprimtaritë e ndryshme kriminale, mallra të kontrabanduar dhe 1 automjet.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 8 raste dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri, 2 armë gjahu, 2 krehëra pistolete, 3 thika dhe 1 dorezë hekuri.

•Janë goditur 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 57 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 20 raste të krimeve mjedisore dhe 9 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 47 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 21 raste.

•Janë evidentuar dhe goditur 7 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.

Policia Rrugore/Monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore të vendit, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinat inteligjente, Poliscan-in, dronin “edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 458 leje drejtimi, nga të cilat: 369 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 57 për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 32 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta: 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 3 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 1 rast për drejtim të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike.

•Janë vendosur 14.874 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Gjatë kësaj jave, shërbimet e Policisë Kufitare kanë zhvilluar operacione masive për bllokimin e mjeteve lundruese dhe argëtuese në të gjithë vijën bregdetare, nga Ksamili në Durrës, me qëllim verifikimin për dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, Policia Kufitare ka qenë e angazhuar maksimalisht për krijimin e lehtësirave ligjore në hyrje, në pikat e kontrollit kufitar, për turistët, vizitorët, pushuesit dhe për të gjithë ata që vijnë në Shqipëri për qëllime të ndryshme.

-Po gjatë kësaj jave, janë bllokuar 125 mjete lundurese “Jet ski”; 75 skafe të vogla dhe gomone, për verifikim të dokumentacionit dhe disa prej tyre për kryerje të manovrave të rrezikshme për pushuesit në plazhe, pranë perimetrit të sigurisë.

•Gjatë kësaj jave janë kapur 9 shtetas në kërkim, nga të cilët 7 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë goditur 8 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 2 raste të mitëdhënies.

•Janë proceduar penalisht 8 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe 4 të tjerë, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

•Gjithashtu, gjatë kësaj jave, nga shërbimet e Policisë Kufitare në të gjithë vendin, është ndërhyrë për të dhënë ndihmë për 12 raste kur turistët dhe vizitorët kanë kërkuar ndihmën e policisë, në zonat malore apo në ato bregdetare.

Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.

Next Post
Tragjedia në New York/ Irgen Çela: Më copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë

Tragjedia në New York/ Irgen Çela: Më copëtove zemrën shoku im i shtrenjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi/ Ndotja në Shqipëri mbi normat e OBSH, afro 1400 vdekje në 2016-ën

“Ndotja e ajrit rrit vdekshmërinë”, mjekët: Janë shtuar tumoret, alergjitë por edhe stresi!

March 17, 2026
Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

March 17, 2026
Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

March 17, 2026
VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

March 17, 2026
Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

March 17, 2026
Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

March 17, 2026
Aksident i rëndë gjatë punës në Gramsh, shembet kanali i një hidrocentrali, dyshohet se dheu ka zënë 2 punëtorë

Përmbyset mjeti bujqësor në Elbasan, humb jetën 63-vjeçari

March 17, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Mars 2026

March 17, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Kush të tha ty që jo?”, Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD-së

March 17, 2026
“Ndaj mendime ndryshe nga Berisha”/ Bardhi tregon pse s’mori pjesë në protestë: Isha në zyrë duke….!

T’i varësh Gaz Bardhit në qafë ndryshimet statuore

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In