• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia bën bilancin javor: 11 operacione, 171 të arrestuar dhe 27 në kërkim

by A R
30/01/2022 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka bërë një bilanc javor lidhur me operacionet policore për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, për goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, janë arrestuar 171 persona, janë proceduar penalisht 251 persona dhe janë shpallur në kërkim 27 persona, për vepra të ndryshme penale.

Janë kapur 17 persona të shpallur në kërkim, nga këta 16 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 24 vjet burg.

Janë zhvilluar 11 operacione policore të koduara, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës, armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe lojërave të fatit, konkretisht operacionet: “Storm”, “Red Jacket”, “Kral”, “Munella”, “Kaçinari”, “Transporter” “Transporter 2”, “Fati i lojërave”, “Volloder”, Liqeni i Zi” dhe “Kepi i Vozajve”, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 49 persona, janë proceduar penalisht 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 4 persona.

Po në kuadër të këtyre operacioneve janë sekuestruar rreth 78 kg kanabis, një kallashnikov, një sasi e madhe municioni luftarak, një pushkë sportive, 4 pistoleta sportive, tavolina pokeri, çipsa e shuma parash. Gjithashtu, gjatë operacionit në Sarandë, është zbuluar një ambient që shërbente për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.

Janë evidentuar dhe goditur 29 raste të krimeve mjedisore, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 2 persona dhe janë proceduar penalisht 27 persona.

Në fushën e narkotikëve janë goditur 39 raste, janë arrestuar 24 persona, janë proceduar 18 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 persona.

Janë arrestuar 11 persona, 8 janë proceduar penalisht dhe 1 është shpallur në kërkim, për dhunë në familje.

Në fushën e krimit ekonomik e financiar janë evidentuar 16 raste, për të cilat janë arrestuar 6 persona, janë proceduar 9 persona dhe 1 është shpallur në kërkim. Janë sekuestuar euro, dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe franga zvicerane.

Po gjatë javës janë evidentuar 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë. Për këto raste janë arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Në fushën e qarkullimit rrugor janë pezulluar 303 leje drejtimi, nga të cilat: 225 për shpejtësi tej normave të lejuara, 58 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 20 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 50 persona, nga këta: 25 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 23 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën.

/a.r

Next Post
Greqia lehtëson masat: Rikthehet muzika në sektorët e hotelerisë dhe argëtimit, pa kufizim

Greqia lehtëson masat: Rikthehet muzika në sektorët e hotelerisë dhe argëtimit, pa kufizim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

January 20, 2026
Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, Xhixho: Roli i SPAK për t’u vlerësuar

“Tregje me ushqime te pasigurta!” Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

January 20, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Noka pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit: Nga 30 ditë, na përjashtuan deri në Mars!

January 20, 2026
Kryenegociatorja e re jep porositë e para për stafin: Besimi që na është dhënë është i veçantë

Shqipëria drejt BE/ Kryenogociatorja Dhuka: Ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet!

January 20, 2026
Aksident tragjik në Thumanë, humb jetën këmbësori 36-vjeçar

Java e kontrolleve: 6 të arrestuar për alkool dhe dhjetëra makina merren me karrotrec në Tiranë

January 20, 2026
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur

January 20, 2026
Gara për Prishtinën/ Zaloshnja: 52.2 përqind mendojnë se fiton Përparim Rama. PDK ndikon pjesëmarrjen!

“PS sot, më shumë mandate se në 11 maj”, Zaloshnja: PD në vendnumëro. Humbin pikë të rejat

January 20, 2026
Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

Ministri i Drejtësisë urdhëron 22 inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

January 20, 2026
‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

‘Paraja rrëfen’, Sejko: Historia e sistemit monetar është bazë për stabilitetin e së ardhmes

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In