• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia bën bilancin e javës: 24 operacione! Sekuestrohen 105 kg drogë, 10 makina, armë e para, 161 të arrestuar

by
27/03/2022 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka zhvilluar dhjetëra operacione policore në të gjithë vendin, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, atyre që janë të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafiqeve të paligjshme, goditjen e rasteve të kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, si dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike. Më poshtë bilanci i operacioneve të zhvilluara gjatë kësaj jave.

Policia bën bilancin e kësaj jave:

  • Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 558 persona, nga këta: 161 janë arrestuar, 360 janë proceduar penalisht dhe 37 janë shpallur në kërkim.
  • Janë kapur në total 27 persona në kërkim, nga këta: 20 në kërkim kombëtar dhe 7 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Montenegro”, “Compensation”, “Kryqëzimi”, “Dajti”, “Camouflage 22”, “Taksim”, “Fati i lojërave” (2 raste), “Zmeja”, “Trinomi”, “Last Game”, “Laskaj”, “Bitcoin”, “Led 2”, “Seriali”, “Derveni”, “Parandalimi”, “Road Guard 9”, “Griqan 2022”, “Vjosa e Pastër”, “Waves”, “Heshtja 2”, “Perimetri” dhe “Restart 5”.
  • Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste.
  • Janë sekuestruar 8 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 thika, 6 doreza grushti metalike, shufër metalike, pistoletë zhurmuese dhe municion luftarak.
  • Gjithashtu janë sekuestruar 105 kg cannabis, 49.180 fara cannabisi, 4 peshore elektronike, sasi kokaine dhe heroine, 10 automjete, 17 celularë, çipsa dhe shuma të konsiderueshme parash.
  • Në drejtim të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, janë evidentuar 5 ambiente të mbyllura, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, 1 rast tjetër në ambient të hapur, si dhe disa raste të sekuestrimit të farave të kanabisit.
  • Është evidentuar 1 ambient që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave.
  • Janë parandaluar 3 ngjarje kriminale, 2 në fushën e krimeve ndaj personit dhe 1 në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
  • Janë evidentuar dhe goditur 50 raste të krimeve mjedisore, janë goditur 6 raste të organizimit të lojërave të fatit, 31 raste në fushën e narkotikëve, 29 raste në fushën e krimit ekonomik, 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 53 raste të dhunës në familje.
  • Janë zbardhur 19 raste të zjarrvënies, me 19 autorë, nga të cilët: 1 i arrestuar, 17 të proceduar dhe 1 në kërkim.

Policia Rrugore:

  • Gjatë kësaj jave janë pezulluar 315 leje drejtimi, nga të cilat: 215 për tejkalim shpejtësie, 78 për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 22 për qarkullim në sens të kundërt.
  • Janë arrestuar 45 drejtues mjetesh, nga këta: 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
  • Janë vendosur 13.856 masa administrative dhe janë goditur 3 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare:

  • Gjatë kësaj jave janë kapur 7 persona në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë proceduar 8 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 2 persona për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe 4 persona për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
  • Janë goditur 2 raste të mitëdhënies, 1 rast i kontrabandës me medikamente mjekësore dhe 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit është e angazhuar në kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër personit dhe pronës, kultivimit të bimëve narkotike, zjarrvënies dhe paligjshmërisë në tërësi, si dhe krimit të organizuar në veçanti.

Denonconi në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë!

/b.h

Next Post
Nëna shqiptare denoncon në polici humbjen e tre fëmijëve të saj: Nuk e di se ku janë!

Nëna shqiptare denoncon në polici humbjen e tre fëmijëve të saj: Nuk e di se ku janë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In