• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia bën bilancin: 133 aksidente më pak dhe 6 jetë më shumë të shpëtuara, 20 mijë gjoba

by Java News
06/09/2019 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Rrugore në të gjithë vendin është e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, lehtësimin e lëvizjes në raste fluksi, ardhjes në ndihmë të drejtuesve të automjeteve, turistëve dhe vizitorëve, dhënien e ndihmës këmbësorëve duke ju dhënë përparësi në kalimin në vijat e bardha, por edhe aty ku ato mungojnë. Në këtë kuadër, shërbimi i Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, monitorimin e trafikut dhe orientimin e tij, si dhe mbrojtjen e infrastrukturës rrugore për të gjithë periudhën e sezonit turistik 2019, ka kryer një volum pune me shërbime dhe patrullime në akset rrugore, në gjithë vendin, me orare të shtuara.

Në zbatim të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për sezonin turistik 2019, shërbimi i Policisë Rrugore përforcoi me shërbime shtesë akset kryesore të vendit në zonat turistike të qyteteve Sarandë, Vlorë, Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Shkodër, ku fluksi i mjeteve dhe turistëve ka qenë tepër i madh, gati trefish në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Janë monitoruar me shërbime patrullimi rrugor për 24 orë akset me fluks të shtuar: Tiranë – Fushë Krujë – Lezhë – Shkodër; Tiranë – Gjiri i Lalzit – Durrës; Vlorë – Dhërmi – Himarë – Sarandë; Rruga e Kombit Milot – Morinë; Shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me Sektorin e Komunikimit me Median ka mbajtur një lidhje të pandërprerë me drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës gjatë gjithë sezonit turistik duke dhënë informacion për flukset e trafikut në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit apo rrjetet sociale, si dhe dhënien në kohë reale të njoftimeve nëpërmjet medias televizive dhe radiove kombëtare.

Si rezultat i angazhimit të shërbimeve të Policisë Rrugore, por dhe bashkëpunimit dhe rakordimit të veprimeve me Patrullat e Përgjithshme dhe shërbimet e tjera të angazhuara në terren dhe veçanërisht për sezonin turistik, është bërë e mundur që për periudhën 8 mujore, janar – gusht 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, të kemi 133 aksidente më pak, 6 jetë më shumë të shpëtuara, 43 të plagosur rëndë dhe 80 të plagosur lehtë më pak.

Duke krahasuar periudhat tremujore të sezonit turistik 2018 dhe të vitit 2019, për periudhën qershor – korrik – gusht 2019, janë 57 aksidente më pak, 4 të vrarë më pak dhe 18 të plagosur rëndë dhe 28 të plagosur lehtë më pak, se e njëjta periudhë e vitit 2018.

Shërbimi i Policisë Rrugore konstaton se ka ndërgjegjësim dhe sjellje më korrekte të drejtuesve të mjeteve gjatë drejtimit të mjetit, por vazhdon të mbetet shqetësues drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, tejkalimi i shpejtësisë, drejtimi i mjeteve nga drejtues të papajisur me leje drejtimi, mospërdorimi i kaskave mbrojtëse nga drejtues motomjetesh dhe përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjeteve.

Mosrespektimi i sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal vazhdon të “prodhojë” masa administrative për këtë shkelje, kryesisht brenda qendrave të banuara.

Me synimin e vetëm parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së shtetasve për këtë periudhë janë marrë këto masa administrative nga shërbimi i Policisë Rrugore: Janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur 847 shtetas; Janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi 840 shtetas; Janë pezulluar 4 538 leje drejtimi për tejkalim shpejtësie, 1 862 për përdorim të alkoolit dhe 1 774 për shkelje të ndryshme; Janë ndëshkuar për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit 39 552 drejtues mjetesh; Janë vendosur 52 271 masa administrative për drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe mosrespektim të mjeteve në kolonën drejtuese; Janë ndëshkuar 5 400 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Duke krahasuar periudhat 8 mujore janë vendosur rreth 20 000 masa administrative më pak se e njëjta periudhë 8 mujore e vitit 2018, çka tregon më shumë ndërgjegjësim nga drejtuesit e mjeteve në rrugë në drejtim të zbatimit të rregullave dhe normave të Kodit Rrugor.

Me synim parandalimin efikas të aksidenteve rrugore, shërbimi i Policisë Rrugore do të vijojë kontrollet për konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, të cilat bëhen burim ngjarjesh rrugore, në të ardhmen.

g.kosovari

Next Post
PS mbledh Kryesinë pasi Meta firmosi anulimin e zgjedhjeve

Ngrihen dy komisione për drejtorët e rinj në Shkodër, emrat në PS që vendosin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

February 5, 2026
“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

February 5, 2026
Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

February 5, 2026
“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

February 5, 2026
Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

February 5, 2026
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

February 5, 2026
Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

February 5, 2026
Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

February 5, 2026
Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In