Në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë filluar një aksion të gjerë në gjithë vendin. Burimet bëjnë të ditur se po bastisen prona private gjyqtarësh, avokatësh, noterësh dhe të personave në pozita publike.
Aksioni lidhet me dyshimet për krim të organizuar, korrupsion dhe përfitime të kundërligjshme të personave me autorizime. Zyrtarët policorë nuk kanë dashur të japin hollësi të tjera, por kanë thënë se së shpejti do të dilet me një njoftim zyrtar për aksionin, qëllimin dhe rezultatet e tij.









