• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Policia Bashkiake dhuron 50 pemë, Veliaj: Janë të parët që i vijnë në ndihmë komunitetit, meritojnë mirënjohje që e mbajnë qytetin pastër

by Java News
30/12/2022 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia Bashkiake e Tiranës i është bashkuar aksionit për mbjelljen e pemëve në kryeqytet. Ata kanë kontribuuar në 50 fidanë të rinj, në një prej zonave më të urbanizuara vitet e fundit të Tiranës, në Shkozë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi punën e efektivëve të policisë, shpesh të pavlerësuar sa duhet tha ai, por edhe kontributin sa herë lindin nevoja të komunitetit.

“Kolegët e Policisë Bashkiake kanë një nga punët më të vështira në Bashkinë e Tiranës: mbajtjes e rendit, pastërtisë, të ndihmuarit çdo qytetar në rast nevoje, qoftë për problematika të komunitetit, apo për projektet dhe investimet madhore në qytet. Ata janë gjithmonë në frontin e parë, por jo gjithmonë marrin meritën dhe vlerësimet që meritojnë. Më vjen vërtet mirë, më bëhet zemra mal vërtet, kur shikoj se si janë të parët për të dhuruar gjak, janë të parët për të dhuruar lodra për fëmijët në periferi, kurse sot më vjen mirë që, në fund të vitit, prapë me të ardhurat e tyre modeste, i dhurojnë 50 pemë Tiranës në një nga zonat që po urbanizohet jashtë mase, siç është zona e Shkozës, e cila prej investimeve të Bashkisë dhe qeverisë, edhe në nivel kapilar, por edhe në akset kryesore të zgjatimit të Lanës, apo edhe me autostradën e madhe, që vjen nga Farka deri në Shkozë, i është rritur vlera në mënyrë të jashtëzakonshme,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku ka shprehur mirënjohjen e tij për strukturat e Policisë Bashkiake, falë të cilave tha ai, sot qyteti është më i pastër, më i rregullt dhe secili respekton hapësirat e përbashkëta publike.

“Sot e vlerësoj jashtë mase Policinë Bashkiake, meritoni gjithë respektin dhe mirënjohjen e qytetit tonë, për një qytet që është më i pastër, për një qytet që ka trotuare më të lira, për një qytet që shet në treg dhe shkon në shkollë, por nuk shet në shkollë dhe mëson në treg, sepse më përpara kemi pasur një qytet, ku nga dëshira për të lejuar të gjithë të merren me gjithçka, kemi shkelur liritë e njëri-tjetrit. Sot, edhe prej infrastrukturës, por edhe prej rendit dhe rregullit që është vendosur nga Policia Bashkiake, ka një vend për të shitur, një vend për të ecur, një vend për të luajtur, për të vrapuar, një hapësirë të gjelbër dhe ambientet për një shkollë. Për sa kohë që respektojmë hapësirat e njëri-tjetrit, unë besoj se do jemi vërtet një qytet në harmoni”, theksoi Veliaj.

Ai ftoi qytetarët që të ndjekin shembullin e këtyre efektivëve vitin e ardhshëm. “Do ishte mirë që nga 2023 të merremi me të anasjellën, më shumë kohë me punë, më pak me diskutime e debate shterpë, dhe besoj që kush ka një vërejtje duhet të japë shembullin e tij. Nuk po bëjmë mjaftueshëm? Atëherë të bëjë atë që po bën Policia Bashkiake. Të dhurojë gjak! Nuk po bëjmë mjaftueshëm? Të bëjë atë që bën Policia Bashkiake! Të dhurojë lodra, apo një vakt tek ata që kanë nevojë! Nuk po bëjmë mjaftueshëm? Të japin kontributin e tyre edhe ata, të mbjellin një pemë,” ishte apeli i tij.

 

Next Post
10 mijë lekë për 9604 punonjës policie, Rama: Pranë shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar

10 mijë lekë për 9604 punonjës policie, Rama: Pranë shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In