Policia ka arrestuar te riun 22-vjecar qe perplasi me makine nenen me vajzen e vogel ne krahe. POlicia e Vlores njofton se ka arrestuar shtetasin L. H., 22 vjeç, banues në Vlorë.
“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin “Mazda” ka aksidentuar shtetasen A.B., 34 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia, duke shtuar se “Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.
Aksidenti ndodhi mbreme në Vlorë, ku një nënë, e cila mbante në krahe vajzën e saj u perplasen nga makina qe drejtohej nga i riu.
Ngjarja ndodhi në zonën e Skelës, në lagjen “Pavarësia”, ku nëna po kalonte rrugën me fëmijën në krah, ndërsa u përplas nga një automjet tip “Mazda”.
Nëna u trasportua në spitalin rajonal të Vlorës dhe sot mjeket thone se ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ndërsa fëmija shpetoi pa pasoja qe mbreme.
g.kosovari

