Policia e Kosovës më në fund ka arrestuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, i cili para pak minutash hodhi gaz lotsjellës në Komisionin për Punë të Jashtme ku u diskutua projektligji për demarkacion me Malin e Zi.
Edhe përkundër kësaj, projektligji u miratua me 6 vota pro.
Kujtojmë se në këtë takim, të pranishëm ishin pesë deputetë të Vetëvendosjes, referon Koha. (b.an)