Policia ka bërë të mundur arrestimin e Dashnor Kotarja-s, shtetasi 34 vjeçar, i cili dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor me Bledar Zefin, personi i cili u arratis ditën e martë nga ambientet e komisariatit nr 3 në Kryeqytet. Sipas policisë, Kotarja u arrestua për llogari të drejtësisë italiane, pasi ka kryer, dyshuar në bashkëpunim me Zefin, një vjedhje me armë.
“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Z.Q.K. Interpol Tiranë, pasi Gjykata e Hetimeve Paraprake të Xhenove-s, ka lëshuar urdhërin e arrestit datë 10.07.2015, për veprën penale: “Vjedhje me armë”, parashikuar nga legjislacioni penal Italian. Ky shtetas dyshohet se ka qënë bashkëpunëtor në Itali me shtetasin Bledar Zefi, (i arratisur ditën e djeshme nga mjediset e Komisariatit nr.3) për të njëjtën vepër penale” – shkruhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.