• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia arreston 129 persona në 1 javë dhe shpall në kërkim 302 të tjerë, detajet nga operacionet

by
23/10/2022 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka vijuar kontrollin për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të një jave janë  arrestuar, proceduar 450 shtetas, nga këta: 129 janë arrestuar, 302 janë proceduar penalisht dhe 19 janë shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit, në një javë!

-Kontrolle intensive në terren, 24/7, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, në të gjitha fushat.

-Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar 450 shtetas, nga këta: 129 janë arrestuar, 302 janë proceduar penalisht dhe 19 janë shpallur në kërkim.

-Gjatë kësaj jave janë lokalizuar dhe kapur 26 shtetas në kërkim, nga të cilët 23 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

-Janë finalizuar 28 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale, kryesisht në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e narkotikëve.

-Janë sekuestruar në total 13 armë zjarri, disa prej tyre të modifikuara dhe me silenciatorë, 4 armë gjahu, 2 thika, 2 mina me telekomandë, kapsolla detonatore, lëndë plasëse “C4”, municion luftarak, blindshpues dhe 2 radio si të Policisë.

-Gjithashtu, janë sekuestruar rreth 140 kg kanabis, doza kokaine dhe kanabisi, bimë dhe fidanë narkotikë, mallra të ndryshme të kontrabanduara dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaria kriminale.

-Dokumentimi, në kuadër të një hetimi proaktiv, i një banese të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, sekuestrimi i 78.2 kg kanabis, fidanëve e bimëve narkotike dhe i 2 armëve, si dhe arrestimi i 8 autorëve të dyshuar, ishin rezultatet e fazës së gjashtë dhe të shtatë të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, në Shkodër.

-58.5 kg kanabis dhe municion luftarak u sekuestruan nga Policia, në Krujë, gjatë operacionit “Fokusi”, në një banesë me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, e cila ishte përshtatur për përpunim dhe përgatitje për shitje të kanabisit.

-Një arsenal armësh i përbërë nga 4 kallashnikovë, 3 pistoleta, silenciatorë, 2 mina me telekomandë, lëndë plasëse dhe municion luftarak, u sekuestrua gjatë operacionit “Prevention”, në Elbasan. U vunë në pranga 2 shtetasit që dyshohet se do t’i përdornin për të kryer vrasje për llogari të grupeve kriminale.

-Një person që qarkullonte me armë zjarri ndërkohë që ishte në kërkim për mashtrim u vu në pranga nga Policia e Tiranës, gjatë operacionit “Zastava”. U sekuestruan një armë zjarri dhe municion luftarak.

-Operacioni “Intensive” i zhvilluar nga strukturat e DVP Lezhë çoi në pranga një shtetas që fshihte armë zjarri në banesë dhe 4 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e drogave/alkoolit.

-Policia e Tiranës ka finalizuar brenda 24 orëve, 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. 5 punonjës të dy subjekteve call center të paregjistruara nga organet tatimore u vunë në pranga, 2 pronarët u shpallën në kërkim.

-Gjithashtu, Policia e Tiranës ka finalizuar 2 operacione për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. U sekuestruan dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, u arrestuan 8 shtetas dhe u proceduan penalisht 3 të tjerë.

-Një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale u godit nga Policia e Vlorës. U vunë në pranga 2 shtetasit që bashkëpunonin për shitjen e dozave kokainë dhe kanabis.

-4 raste të veprimtarisë së paligjshme të lotarive të palejuara u goditën në Tiranë, Vlorë, Fier dhe Dibër. 5 shtetas u vunë në pranga, ndërsa 1 shtetas tjetër u shpall në kërkim.

-Për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit janë finalizuar 2 operacione, në Tiranë dhe në Vlorë. 2 shtetas që transportonin emigrantë të paligjshëm u vunë në pranga.

-522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara u sekuestruan gjatë operacionit “Eurot”, që u zhvillua në portin e Durrësit. U vu në pranga drejtuesi i autobusit ku u gjetën shuma e eurove dhe mallrat, si dhe 2 ndihmësit e tij.

-Në kuadër të operacionit të koduar “Qafë Morinë” u arrestuan 2 shtetas që kaluan në PKK Qafë Morinë, mallra të kontrabanduara. Në pranga ranë edhe doganieri dhe dy punonjës të tjerë të Policisë Kufitare, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

-Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes u finalizuan 3 operacione, në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan. 3 autorët e dyshuar u arrestuan në flagrancë.

-4 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale u kapën nga strukturat e DVP Durrës, në kuadër të operacionit “Ëanted”, ndërsa 1 tjetër u kap nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “The night”.

-Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në kuadër të një  procedimi penal proaktiv, ka ekzekutuar 24 masa të ndryshme sigurie, të caktuara nga Gjykata Vlorë, për falsifikim dokumentesh/formularësh, në kuadër të operacionit “Formulari”.

-Në kuadër të operacionit “Rrjeti”, në Fier, u vu në pranga një 27-vjeçar, pasi ndiqej në kuadër të një procedimi proaktit dhe gjatë kontrollit iu gjetën doza kanabisi dhe iu sekuestruan pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave.

-Strukturat e DVP Gjirokastër finalizuan operacionet “Forest” dhe “Transporter 3”, si rezultat i të cilëve u arrestuan 4 shtetas dhe u sekuestruan drogë, shuma të mëdha parash dhe sende të kundërligjshme, që iu gjetën në automjetet dhe banesat e tyre.

-Janë evidentuar dhe goditur 23 raste të krimeve mjedisore dhe 30 raste në fushën e krimeve ekonomike.

-Janë evidentuar dhe goditur 39 raste në fushën e narkotikëve, 9 raste në fushën e lojërave të fatit, si dhe janë ndjekur ligjërisht 39 raste të dhunës në familje.

Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Kufitare/Kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.

?Janë evidentuar 4 raste të krimeve kundër personit, nga këto 1 vrasje me mjete shpuese dhe 3 plagosje me armë të ftohta. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm nga të gjitha strukturat policore në vend është bërë e mundur zbardhja e ngjarjeve, identifikimi dhe arrestimi i të gjithë autorëve të ngjarjeve të rënda kundër personit.

Njëkohësisht vijon puna e thelluar hetimore për grumbullimin e provave, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, kapjen dhe ndalimin e autorëve dhe personave të tjerë të përfshirë.

Siguria në shkolla është prioritare dhe në këtë kuadër bashkëpunimi i përditshëm me oficerët e sigurisë, stafet pedagogjike dhe bordet e prindërve, është i domosdoshëm për të parandaluar dhe trajtuar çdo problematikë që mund të shfaqet në shkolla dhe që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

/e.d

Next Post
Bashkim Shqipëri-Kosovë? Enver Hoxhaj: Nëse BE nuk zgjerohet drejt Ballkanit, faktori shqiptar duhet të…!

Horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In