Policia e Shtetit njofton se gjatë ditës së sotme janë bllokuar 11 mjete lundruese si rezultat i një operacioni që ka nisur prej dy ditësh.
Vdekja tragjike e turistit rus Denis Kaiumov, që u aksidentua në det nga një motoskaf, ka bërë që strukturat e sigurisë të jenë në lëvizje në të gjitha plazhet e vendit.
Gjatë ditës së sotme, forcat e policisë kufitare kanë bërë të mundur bllokimin e 1 skafi, 2 gomoneve me motor dhe 8 motorëve të ujit. Sekuestrimi i tyre ka ardhur për shkak të shkeljes së rregullave të lundrimit dhe mungesë të dokumentacionit përkatës.