Kontrolle të përforcuara policie janë vënë re mbrëmjen e djeshme në Durrës, në rrugën e re të portit.
Postblloqet e policisë kalonin në sitë automjetet që hynin dhe dilnin nga Durrësi, duke ushtruar kontroll të imtësishëm tek disa prej tyre.
Nuk dihet ende pse policia e Durrësit ka përforcuar postblloqet dhe kontrollet e saj në një nga pikat hyrëse të qytetit të Durrësit.
Shtimi i numrit të automjeteve në qarkullim për shkak të fluksit të pushuesve dhe turistëve rrit mundësinë për regjistrimin e aksidenteve rrugore, dy prej tyre u regjistruan mbrëmjen e sotme në qarkun e Durrësit.
Muajin e fundit ka qenë i lartë edhe numri i drejtuesve të mjeteve të arrestuar në Durrës për shkak se kishin tejkaluar sasinë e lejuar të konsumimit të alkoolit, ndërsa janë në timon. /b.d