Policia e Krujës ka sekustruar 21 kg kanabis, sasi për të cilën ka rënë në pranga një person dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.
Si rezultat i kontrolleve në disa banesa u arrestua shtetasi F.K., pasi në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi 7.3 kilogramë kanabis.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K.B.
“U bë shpallja në kërkim e shtetasit K.B, pasi në banesë ju gjet rreth 12.4 kilogramë, si dhe u procedua penalisht për shkak të moshës shtetasi I.B, pasi në banesë ju gjet rreth 1.3 kilogramë kanabis”, i informon policia.
Ndërkohë policia është duke vijuar punën për kapjen e personit të shpallur në kërkim.
g.kosovari