• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia aksion në 4 qytete në kërkim të ekzekutorit të Edmond Papës/ Ku u pa për herë të fundit autori

by
07/01/2023 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni për arrestimin e atentatorit të biznesmenit nga Kurjani i Fierit ka dështuar për të disatën herë, ndërkohë që Policia ka kryer kontrolle në disa vende.

Bëhet fjalë në Tiranë, në dy zonat ku pretendohet se banonte dhe frekuentonte Ervin Bode, në Berat dhe po ashtu edhe në zonën e Tepelenës dhe të Sarandës, zona në të cilat i dyshuari si ekzekutor dhe organizatori i arrestuar nga Policia kanë miq dhe të njohur.

Sipas të dhënave të Policisë, bëhet me dije se në gjurmët e Bodes është rënë vetëm në fundin e vitit, kohë kur ai ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë të re.

Sipas informacioneve, Bode ka realizuar një aplikim të shpejtë të mjetit të identifikimit dhe e ka marrë në harkun kohor të 24 orëve në vendlindjen e tij, në Berat. Më pas, Policia nuk ka mundur të gjejë më asnjë gjurmë të tijën.

Pas arrestimit të djalit të efektivit të Policisë, i cili është vënë nën akuzën e organizatorit të vrasjes së Edmond Papës, bëhet me dije se Bode ka qenë nën kërkim të vazhdueshëm nga ana e Policisë, por nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Burimet saktësojnë se biznesmeni nga Berati që ushtronte aktivitet në Korçë ishte banues në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, por ai nuk është gjendur në banesën në të cilën Policia ka ushtruar kontrolle të herëpashershme.

Kërkimet dhe verifikimet Pas disa operacionesh kërkimi në disa ambiente, banesa dhe biznese, Policia ende nuk ka rënë në gjurmë të Andre Bode, autorit të dyshuar të vrasjes së Edmond Papës. Por, pavarësisht se ai ndodhet në arrati Prokuroria e Tiranës ka gati kërkesën për caktimin e masës, arrest në burg për 44-vjeçarin.

Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Papa, më 16 dhjetor 2022 në Tiranë, ka tashmë të njohur qitësin që ishte Andre (Ervin) Bode, dhe vëzhguesin që ishte Alban Velo, por ende nuk ka porositës. Hetimet e agjencive ligjzbatuese mësohet se janë fokusuar pikërisht në këtë pikë, për të zbardhur dhe dokumentuar të plotë, krimin që dyshohet se lidhet me prishje të pazareve të drogës.

Burime thonë se paralelisht, po punohet për të lokalizuar dhe vënë në pranga 44- vjeçarin të faktuar me prova filmike se ekzekutoi me 7 plumba biznesmenin, në një lokal në zonën e Selitës. Andre (Ervin) Bode, sipas të dhënave të sistemit TIMS rezulton se po fshihet në Shqipëri, pasi zyrtarisht nuk është regjistruar në asnjë pikë kufitare.

Pas banesës së tij në Tiranë, kontroll është kryer edhe në qytetin e Beratit ku nga verifikimi i kryer ka rezultuar se familja e Bodes ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, nuk përjashtohet mundësia, që 44-vjeçari ta ketë kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërsa ai mbetet i lirë, Prokuroria e Tiranës do të kërkojë në Gjykatë masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë dhe më pas automatikisht Andre (Ervin) Bode, shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Përmes Interpolit, emri dhe fotoja e tij proceduralisht u dërgohet agjencive dhe partnerëve, të cilëve do t’u kërkohet arrestimi për akuzën e vrasjes.

Paralelisht me punën për arrestimin e ekzekutorit të Edmond Papës, mësohet se Prokuroria po tenton të bindë 30-vjeçarin Albano Velo, djali i një efektivi policie, që të bashkëpunojë me qëllimin, zbulimin e porositësit të vrasjes së biznesmenit nga Saranda, me të shkuar kriminale.

/e.d

Next Post

Horoskopi ditor, e diel 8 janar 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

March 21, 2026
Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In